Sot nisi fiskalizimi/ Vetëm 34 mijë biznese. Pas një shtatorit nis faza e tretë

01/07/2021 15:16

Nis sot faza e dytë e fiskalizimit për 34 mijë biznese në të gjithë vendit për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tyre.

Megjithatë, sipas të dhënave zyrtare të Administratës Tatimore vetëm 22 mijë subjekte kanë marrë deri më 30 qershor certifikatën elektronike pranë AKSHI-t, që është vetëm hapi i parë për nisjen e procesit.

Elementë të tjerë të nevojshëm për implementimin e fiskalizimit përfshijnë pajisje elektronike, kompjuter apo tablet, zgjidhje softuerike, mirëmbajtjen e zgjidhjes softuerike, një printer të thjeshtë si dhe një lidhje interneti.

Pavarësisht kërkesës së komunitetit të biznesit por edhe një pjesë të ekspertëve kontabël për t’iu dhënë më tepër kohë subjekteve me argumentin se nuk janë ende gati, Financat nuk u tërhoqën.

Vetëm një ditë më parë ishte Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë që kërkoi shtyrjen në kohë të afateve ligjore si dhe kërkoi ndër të tjera mbështetje për përballimin e kostove për sipërmarrjet për kualifikimin e stafit që do të aplikojnë faturat elektronike.

Ministria e Financave ndërkohë ka propozuar një akt normativ ku parashikon mos aplikimin e gjobave për fiskalizimin deri më 31 dhjetor 2021.

Ndërkohë, faza e tretë e fiskalizimit që përfshin

Top Channel