Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 5 raste të reja të koronavirus duke e rritur numrin e përgjithshëm të rasteve që nga fillimi i pandemisë në vend në 155.689.

Një person ka humbur jetën si pasojë e COVID-19 ndërsa numri i të vdekurve nga virusi arriti në 5.485.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 86 pacientë të shëruar nga COVID-19 ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve arrin në 150.063.

Numri i rasteve aktive me COVID-19 në vend është 141.

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.531 teste për COVID-19 ndërsa deri më tani janë kryer gjithsej 881.870 teste në vend.

Top Channel