Luis Enrique flet para takimit me Zvicrën: Mos e gozhdoni Unai Simon, me Zvicrën për të kaluar turin!

01/07/2021 23:42

Luis Enrique në konferencën për shtyp para ndeshjes çerekfinale të Euro 2020 ndaj Zvicrës i doli në mbrojtje edhe njëherë portierit Unai Simon për gafën ndaj Kroacisë.

Përsa i përket duelit ndaj Zvicrës, trajneri i La Rojas nënvizoi se skuadra e tij është mirë fizikisht dhe se nuk do të bëjë shumë ndryshime në formacion.

“Ankohem vetëm me atë që bëmë me topin në minutat e fundit të kohës së rregullt. Të mos e gozhdojmë Unai Simon vetëm për shkak të një gabimi. Është shumë e rëndësishme ajo që ai bëri pas gabimit. Rafa Nadal thotë se ju keni memorie peshku dhe ka të drejtë.Nëse e humb një top, nuk ka dobi të mendosh më për të, duhet të vazhdosh”.

“Ajo që bëri Unai pas gabimit ishte e jashtëzakonshme. Ndryshime nesër? Nuk e di, nesër do vendos. I besoj aq shumë të gjithëve sa çdokush mund ta nisë si titullar.Fizikisht jemi shumë mirë. Por të tilla ndeshje ndonjëherë janë më shumë emocionale se fizike. Nëse jemi mirë nga ana mentale, shkojmë paralel edhe fizikisht”, u shpreh Enrique.

Top Channel