Arrihet marrëveshja, Sergio Ramos drejt firmës me PSG për 2 vite!

01/07/2021 20:56

Sergio Ramos do të jetë goditja e radhës e bujshme e Paris Saint Germain

Gzetari ekspert në fushën e merkatos italiani Fabrizio Romano, me një postim në Twitter ka bërë me dije se marrëveshja mes ish-kapitenit të Realit të Madridit dhe presidentit të klubit francez Al-Khelaifi është arritur për një kontratë 2-vjeçare dhe në orët në vijim do të vijë edhe zyrtarisht edhe firma e spanjollit.

Nuk dihet paga që do të përfitojë Ramos te PSG por e sigurt është që bëhet fjalë për një shifër të majme më të lartë se 12 milionë euro në sezon.

Top Channel