Foto Ilustruese

Policia e Tiranës ka vënë në pranga dy të rinj, të cilët akuzohen se bashkëpunim me njëri-tjetrin siguronin nga Italia kartëmonedha euro të prerjeve të ndryshme të dyshuara të falsifikuara dhe më pas i hidhnin në treg nëpër subjekte të ndryshme në kryeqytet

Policia njofton se arrestimi i tyre u bë si rezultat i operacionit policor të koduar “Konvertimi”.

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar organizuan dhe finalizuan operaconin policor të koduar “Konvertimi” në kuadër të të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A.B., 21 vjeç dhe E. K., 21 vjeç, të dy banues në Krujë”, njofton policia.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për veprat penale “Falsifikim i monedhave “Mashtrimi” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”.

Top Channel