Kim Yong-un: Do të bëjmë përpjekje për zhvillimin e marrëdhënieve me Kinën

02/07/2021 03:13
Deklarata e saj vjen në një kohë kur Korea e Veriut vijon kryerjen e testeve raketore megjithë sanksionet amerikane në fuqi.

Lideri i Koresë së Veriut, Kim Yong-un tha se vendi i tij i cili ndodhet përballë vështirësive ekonomike në periudhën e koronavirusit të ri (COVID-19) do të bëjë përpjekje për të zhvilluar marrëdhëniet me Kinën.

Sipas agjencisë qendrore koreane të lajmeve (KCNA), Kim Yong-un përgëzoi presidentin e Kinës Xi Jinping me rastin e 100-vjetorit të Partisë Komuniste të Kinës.

Në mesazhin e tij të urimit, Kim Yong-un vuri theksin se do të bëjnë përpjekje për të zhvilluar marrëdhëniet me Kinën. “Partia e Punës e Koresë me bashkimin e saj të ngushtë me Partinë Komuniste të Kinës do të lartësojnë miqësinë Kore (e Veriut) – Kinë në një pikë strategjike që kërkon koha dhe që dëshirohet nga popujt e vendeve”, deklaroi Kim Yong-un.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Kinës, Wang Wenbin, në deklaratën e tij mbrëmë duke bërë të ditur se mund të dërgojnë ndihmë për Korenë e Veriut tha se dy vendet kanë një traditë të vjetër në çështjen për të ndihmuar njëra-tjetrën kur ato përballen me vështirësi. Zëdhënësi Wang njoftoi se Kina do të vlerësojë në mënyrë efektive sigurimin e ndihmës për Korenë e Veriut nëse është e nevojshme.

Top Channel