Maturantja me 10 absolute/ Njeh katër gjuhë të huaja dhe luan edhe në piano

01/07/2021 19:50

Emida Qafa lexon shumë libra, i pëlqen gjithashtu të luaj piano si dhe di 4 gjuhë të huaja.

Ajo jo rastësisht është maturantja e 10-ve.

“10.00 në letërsi dhe biologji, 9.96 në anglisht dhe 9.91 në matematikë. Kam fituar olimpiadën kombëtare të letërsisë këtë vit e kur ke marr pjesë në to sigurisht që të jep dorë në provimet e tjera si të maturës”.

Në testin e gjuhës shqipe dhe letërsisë, 17 vjeçarja ishte e vetmja në Tiranë që mori dhjetë absolute, ndërsa në të gjithë Shqipërinë ekselentet në këtë provim ishin bashkë me të vetëm 2.

“Në fillim vërtet u shtanga sepse letërsia ka qenë ndër vite e vështirë për shkak të subjektiviteti e 10 absolute janë të rralla por ia dola”.

Por i gjithë rrugëtimi i saj nuk ka qenë i lehtë, e reja nga berati pasi mbaroi 9 vjecaren atje erdhi në kryeqytet me familjen për të kryer gjimnazin në një nga shkollat më të mira private që e ka ndihmuar, tregon ajo për të kapërcyer me mjetet e nevojshme mësimin në kohë pandemie, por gjithashtu edhe me punën sistematike.

Emida nuk është më e mira vetëm në lëndët shoqërore, po aq ajo shndrin edhe në lëndët shkencore ku pikërisht aty do të drejtohet për studimet në arsimin e lartë.

Top Channel