Tashmë realitet, makina fluturuese përshkon me sukses hapësirën mes dy qyteteve!

01/07/2021 16:16

Prototipi i një makine fluturuese përfundoi me sukses fluturimin 35 minutësh ndërmjet aeroporteve ndërkombëtare në Nitra dhe Bratisllavë të Sllovakisë.

Mjeti hibrid është i pajisur me një motor BMW dhe funksionon me karburant të zakonshëm. Krijuesi i tij, profesor Stefan Klein thotë se makina mund të fluturojë për 1000 km e të ngjitet deri në 2,500m lartësi. Ajo sipas tij ka arritur të qëndrojë në ajër deri në 40 orë.

Duhet maksimumi 2 minuta për ta transformuar këtë makinë në një mini-avion. Krahët puthiten në anët e saj kur është në tokë. Profesori Klein e provoi vetë mjetin dhe e përshkroi eksperiencën si “normale” dhe “mjaft të këndshme”. Në ajër, makina arrin shpejtësinë 170km/h.

Ajo mund te transportojë dy persona nëse pesha e tyre nuk kalon 200 kg. Por ndryshe nga prototipet e makinave-taksi, nuk ngrihet dot vertikalisht dhe ka nevojë për pistë.

Pritshmëritë janë shumë të mëdha për tregun e ri të makinave fluturuese, të cilat janë përshkruar gjerësisht si një mjet vizionar i së ardhmes.

Top Channel