Para “hundës” së NATO-s, Rusia bëhet gati: Teston sistemin e fuqishëm anti-ajror!

01/07/2021 15:04

Rusia testoi gatishmërinë e sistemeve të saj të mbrojtjes ajrore të vendosura në Gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi nga Ukraina në 2014.

Lëvizja vjen në mesin e manovrave të përbashkëta ushtarake në Detin e Zi nga vendet e NATO-s dhe Ukraina. Stërvitja e aleatëve Flladit të Detit, pason një ashpërsim të tensioneve mes NATO-s dhe Moskës.

Kjo e fundit foli javën që shkoi për të shtëna paralajmëruese dhe tha se kishte hedhur bomba në rrugën e një destrojeri britanik i cili ishte afruar në brigjet e Krimesë. Sipas Interfax, Flota ruse në Detin e Zi ka angazhuar rreth 20 avionë e helikopterë ushtarakë, përfshirë bombarduesit Su-24M, si dhe sistemet e raketave tokë-ajër S-400 dhe Pantsir në testet e gatishmërisë.

Moska e konsideron Krimesë pjesë të Rusisë, por gadishulli është i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Ukrainës që dëshiron kthimin e tij. “Flota e Detit të Zi po bën një sërë gjërash për të monitoruar veprimet e anijeve nga NATO dhe vendet e tjera që marrin pjesë në Flladi i Detit 2021“, citon agjencia e lajmeve Interfax.

Që përpara se ajo të fillonte, Moska bëri thirrje që kjo stërvitje të anulohej ministria ruse e mbrojtjes deklaroi se do të reagonte nëse është e nevojshme për të mbrojtur sigurinë kombëtare. Flladi i Detit 2021 do të zgjasë dy javë dhe përfshin rreth 5,000 personel ushtarak nga NATO dhe aleatët e tjerë, dhe rreth 30 anije dhe 40 aeroplanë.

Aty merr pjesë edhe destrojeri amerikan USS Ross. Rusia javën e kaluar paralajmëroi Britaninë dhe SHBA të mos “luajnë më fatin” duke dërguar anije luftarake në Detin e Zi dhe tha se do të mbrojë kufijtë e saj duke përdorur të gjitha mjetet e mundshme, përfshirë forcën ushtarake.

Top Channel