Në ndjekje penale për plazhet/ Dhjetëra administratorë të proceduar nga veriu në jug

01/07/2021 12:19

Operacioni që nisi pas masakrës për një plazh në Velipojë, fundjavën e kaluar ka pasur si rezultat në ditën e parë dërgimin për ndjekje penale të dhjetëra administratorëve nga veriu në jug.

Administratorja e një plazhi pa leje në Velipojë është proceduar penalisht. Në Velipojë u kontrolluan 46 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 60 shezlongë dhe 30 çadra.

Në Durrës janë 7 administratorët e procedura nga mosha 25 deri 65 vjeç, gjatë kontrollit të ushtruar gjatë vijës bregdetare Përroi i Agait-Plepa-Ura e Dajlanit. Deri mesditën e së enjtes janë kontrolluar 80 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 478 shezlongë dhe 239 çadra.

Në plazhin e Zvërnecit, Radhimës, Himarës dhe Sarandës janë liruar 8 parcela bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme me shezlongë e çadra. ku u çuan për ndjekje penale administratorët përkatës. në territorin e plazhit në Zvërnec, Radhimë, Himarë dhe Sarandë, evidentuan 8 subjekte pa leje, 2 në Zvernec, 2 në Radhimë, 3 në Himarë dhe 1 në Sarandë ku janë hequr 132 shezlongë dhe 66 çadra.

13 administratorë subjektesh, po ndiqen penalisht edhe në Darzezë për veprën penale “Pushtimi i tokës”. në territorin e plazhit në Seman, Darzezë dhe Divjakë, evidentuan 13 subjekte pa leje, 5 në Darzezë dhe 8 në Seman, ku janë hequr 799 shezlongë dhe 398 çadra.

Top Channel