Shëngjin/ Bizneseve u lihet afat deri të hënën për të hequr shezlonget

01/07/2021 14:35

Në zonën e Kunës në Shëngjin bizneset në vijën bregdetare po këshillohen nga ana e policisë bashkiake dhe atyre që nuk u është konfirmuar leja dhe kanë vendosur shezllonet.

Atyre po u lihet afat deri të hënën për largimin e objekteve me dëshirë, në të kundërt do t’i largojë policia.

Policia është në ditën e dytë të operacionit për të çliruar hapësirat e zëna nga bizneset pa leje.

Në Kunë janë kontrolluar 16 subjekte, të cilat ishin të pajisura me leje dhe nuk janë konstatuar shkelje.

Top Channel