Sherr në Pogradec/ Dy persona të dehur zihen për motive banale, plagoset njëri prej tyre

30/06/2021 21:14

Dy persona janë përfshirë në një konflikt fizike në qytetin e Pogradecit dhe për pasojë është plagosur njëri prej tyre pasi ka marrë goditje me sende të forta.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen 4 dhe prej informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se konflikti ka ndodhur për motive banale.

I plagosuri ndodhet në spitalin e Pogradecit jashtë rrezikut për jetën ndërsa personi tjetër është shoqëruar në komisariatin e policisë së Pogradecit.

Policia po punon për zbardhjen e kësaj ngjarje ndërkohë që momentalisht i shoqëruari në polici nuk është në gjendje të japë detaje pasi është ende nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i policisë

Më datë 30.06.2021, rreth orës 20:05, në Spitalin e Pogradecit ka shkuar shtetasi V. D., 30 vjeç, banues në Pogradec, i cili dyshohet të jetë dëmtuar me sende të forta, gjatë një konflikti të çastit në lagjen nr. 4, Pogradec, me shtetasin A. D.

Autori i dyshuar, ndodhet i shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme, ndërsa shtetasi V. D., po merr ndihmën mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Top Channel