Nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, lejohet lëvizja deri në 00:00

Nesër hyjnë në fuqi masat e reja anti-Covid, lejohet lëvizja deri në 00:00

Ditën e nesërme, 1 korrik, do të hyjnë në fuqi masa të reja anti-Covid.

Ora policore do të nisë nga ora 00:00 deri në 06:00, ndërsa orari për muzikën nuk do të ndryshojë, pra do të mbetet 22:00.

Ndërkohë lejohen kampionatet sportive me prezence te tifozeve me kapacitete te reduktuara deri ne 30% sipas protokollit te ISHP.

Sipas protokolleve të ISHP, lejohen edhe aktivitetet e teatrove, shfaqjet artistike dhe kulturore, konferencat me kapacitet te reduktuar deri në 30% të spektatorëve apo pjesëmarrësve.

Top Channel