“Në shtator do shoh sesi do dridhni belin ju 2 balerinat e turpit të politikës shqiptare” Murrizi në Kuvend: Po rrisni borxhin publik, në dy seanca 400 mln euro hua

01/07/2021 14:00

Deputeti opozitar, Myslim Murrizi ka reaguar në lidhje me një vendim të qeverisë për marrjen e huave.

Ai tha se presin estradën për pazarin e dyshes Rama-Basha në datë 9 shtator, ndërsa ata po rrisin borxhin publik, ku vetëm në dy seanca kanë marrë hua 400 mln euro.

“Është akt që i zgjidh qeveris që të marr borxh sa i teket. E dyta, është shtim i shpenzimit, për të rimëkëmbur ekonominë. Shpenzime që nuk justifikohen. Po rrisni borxhin publik, në dy seanca 400 mln euro hua. Çfarë është kjo heshtje nga ju që keni artikuluar kaq e kaq deklarata shtypi, nuk kam dëgjuar një deklaratë nga partia e Lulit që i donte listat 100% të hapura. Apo pret shtatorin për t’u ulur në prehrin e tjetrit, do të dalin lakuriq këta dashnorët e mëdhenj të listave të hapura. Edhe pse vendimi i Gjykatës Kushtetuese erdhi tani pas zgjedhjeve, qytetarët kanë votuar sërish. Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar nenin që poshtëronte qytetarët. Presim estradën për pazarin e dyshes Rama-Basha në datë 9 shtator. Kam rastin që në shtator të shoh sesi do të ma dridhni belin ju dy balerinat e turpit të politikës shqiptare. Do të shikojmë se çfarë dredhje beli të radhës do të kemi në shtator”, tha Murrizi.

Top Channel