Rikthehet jeta artistiko-kulturore ne vend si shfaqje, koncerte, teatro me prani të spektatorëve në ambiente të mbyllur, por me 30 % të kapacitetit.

Nga kjo e enjte ora policore zhvendoset nga mesnata deri në 6 të mëngjesit.

Por pavarësisht shifrave të ulëta të infektuar me covid të gjithë autoritetet shëndetësore janë në alert për shkak të mutacionit Delta, i cili ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, por na është afruar dhe risku është i lartë.

Mutacioni Delta ka alarmuar Italinë, Greqinë, Maqedoninë e Veriut, së fundmi edhe Kosovën. Ky variant i coivid po prek shumë të rinjtë dhe fëmijët të cilët nuk janë vaksinuar.

Top Channel