Dita e dytë e aksionit për lirimin e vijës bregdetare/ Vihet nën hetim 50-vjeçarja, hiqen 60 shezlongë dhe 30 çadra

01/07/2021 11:22

Një 50-vjeçare është vënë nën hetim në Velipojë pasi kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa leje.

Në ditën e dytë të aksionit janë kontrolluar 46 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 60 shezlongë dhe 30 çadra, ndërsa operacioni vijon pa probleme.

Velipojë-Shkodër /

Vijon operacioni “Bregdeti ynë”, për lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme.

Procedohet penalisht 1 administratore subjekti që kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra të vendosura pa lejen përkatëse.     Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shkodër dhe Stacionin e Policisë Velipojë, në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare në territorin e Velipojës, kanë evidentuar dhe proceduar penalisht shtetasen:  D. H., 50 vjeçe, banuese në Velipojë.  Gjatë kontrollit të ushtruar gjatë vijës bregdetare Velipojë u konstatua se kjo shtetase kishte zënë hapësirën publike duke vendosur shezlongë dhe çadra pa lejen e organeve kompetente.  Deri në këto momente janë kontrolluar 46 subjekte, në të cilat janë hequr rreth 60 shezlongë dhe 30 çadra.   Operacioni vijon pa probleme.

 

 

 

Top Channel