Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka mbërritur sot në SPAK, ku po zhvillon një takim me kreun e SPAK Arben Kraja dhe drejtuesen e BKH-së, Aida Hajnajn.

Ditën e sotme do të prezantohen 28 agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), një njësi e ngritur në vendin tonë me mbështetjen e amerikanëve.

28 kandidatët për hetues të BKH përfunduan me sukses muajin e parë të trajnimit bazë, ndërsa sot do të marrin zyrtarisht edhe detyrën.

Nga 60 që duhet të ishin në ekip, 28 hetuesit e parë të Byrosë Kombëtare të hetimit u trajnuan në Akademinë e Sigurisë sipas modelit të FBI-së amerikane.

 

 

Top Channel