Tiranë/ Plas bombola e gazit në shtëpi, nënë e bir dërgohen me urgjencë në spital

30/06/2021 20:48

Një bombol gazi ka plasur në një banesë në rrugën “Ali Kelmendi” në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe për pasojë janë dëmtuar lehtë nënë e bir.

Ata janë dërguar me urgjencë në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 30.06.2021, rreth orës 20:00, në rrugën “Ali Kelmendi” ka plasur një bombul gazi në banesën e shtetases Z. Sh. Si pasojë janë dëmtuar lehtë shtetasit Z. Sh dhe R. Sh (nënë e bir) të cilët u dërguan në spital, për të marrë ndihmë mjekësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel