Veliaj në Amerikë, takon Michael Granoff/ Në fokus transformimi i Piramidës

01/07/2021 09:41

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, në vizitën e tij në Amerikë, ka takuar drejtuesin e Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan, Michael Granoff.

Veliaj shkruan në Twitter se i tregoi atij ecurinë e transformimit të Piramidës në qendrën më të madhe teknologjike në Ballkan.

Është gjithmonë kënaqësi të takoj mikun tim, Michael Granoff në Nju Jork, drejtuesin vizionar të Fondit të Zhvillimit Shqiptaro-Amerikan!
Hidhini një sy Piramidës, për të parë se si @The_AADF, Qeveria Shqiptare dhe Bashkia e Tiranës po e transformojnë atë në qendrën kryesore IT për të rinjtë në Ballkan“, shkruan Veliaj në Twitter, teksa bashkangjitur ka vendosur edhe një artikull që prestigjiozja The Economist i ka dedikuar transformimit të Piramidës së Tiranës.

Top Channel