13:22
Qendër e re Shëndetësore në Lanabregas, Veliaj: Me të njëjtën cilësi shërbimi në çdo cep të Tiranës
Banorët e lagjes së Lanabregasit në kryeqytet, nuk kanë më nevojë të shkojnë larg për të marrë shërbimin shëndetësor. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përuruan sot Qendrën e re Shëndetësore në Njësinë 1, e cila ofron të njëjtën paketë shërbimesh për banorët si në çdo zonë të qytetit.