Kapshticë/ Pasaportën me 20 euro brenda, arrestohet 29-vjeçari që donte të kalonte kufirin

26/07/2021 10:48

Punonjësit e Policisë Kufitare në Pikën e Kalimit Kufitar Kapshticë, gjatë kryerjes së proceduarave të regjistrimit të shtetasve që kalojnë kufirin, kanë goditur një rast të korrupsionit.

Shtetasi P. L., 29 vjeç, banues në fshatin Shqitas, Maliq, gjatë kryerjes së procedurave të regjistrimit në hyrje të Republikës së Shqipërisë, në momentin kur punonjësi i Policisë i ka kërkuar pasaportën, ai ia ka dhënë atë, me një kartëmonedhë të prerjes 20 euro në brendësi të saj, me qëllim përshpejtimin dhe shmangien e procedurave të kontrollit të dokumentacionit për kalimin drejt tokës shqiptare, pasi kishte kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme nga Maqedonia, drejt Greqisë.

Specialistët për Hetimin e Krimit Financiar-Ekonomik pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë kanë shoqëruar 29-vjeçarin P. L., për veprime të mëtejshme.

Top Channel