Lagja e re në Manëz/ Rama viziton kantierin ku do të banojnë 224 familjet që mbetën pa shtëpi nga tërmeti i 26 nëntorit

26/07/2021 12:59

224 familje, shtëpitë e të cilave u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit 2019 do të strehohen në lagjen e re që po ndërtohet në Manëz të Durrësit.

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, në një inspektim në zonë bashkë me kryeministrin Rama dhe kryetaren e bashkisë Durrës, Sako, u shpreh se deri në janar të vitit të ardhshëm, të gjithë familjet do të hyjnë në banesat e reja.

Sipas Emirjana Sakos, qendra e re e banimit përfshin shkollë, kopësht, dhe një qendër sociale, si dhe 193 parkime nëntokësore.

Top Channel