Foto ilustruese

Një person me aftësi të kufizuar është plagosur mëngjesin e sotëm në Shijak, pasi mjeti me të cilin po udhëtonte është goditur nga një makinë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.07.2021, në orën 09:30, në Maminas, Shijak, shtetasi G. Gj., duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” është përplasur me një motomjet për invalid që drejtohej nga shtetasi M. V., i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Drejtuesi i mjetit shtetasi G. Gj., është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit

Top Channel