22 raste të reja me COVID janë regjistruar në 24 orët e fundit në vendin tonë duke e çuar numrin në total të rasteve aktive në 280.

Nga 4,078 testime kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 22 qytetarë, në këto bashki: 4 raste në Elbasan, 3 raste në Tiranë, Kurbin, Kukës, 2 raste në Lezhë, Gjirokastër, Dimal, 1 rast në Kavajë, Vlorë, Fushë- Arrëz.

Prej ditësh nuk ka humbje jete në vendin tonë nga koronavirusi.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 9 pacientë. Janë shëruar 14 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,139 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë këshillon që të gjithë të vaksinohen pas konfirmimit zyrtar se në vendi n tonë po qarkullon varianti delta, i cili është shumë i transmetueshëm.

“Nisur nga konfirmimi i qarkullimit të variantit Delta në Shqipëri, MSHMS apelon qytetarët të vaksinohen sa më parë, për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Varianti Delta i infeksionit Sars-Cov2 është varianti më i transmetueshëm, ndaj respektimi i masave të distancimit fizik, vendosja e maskave në ambientet e brendshme dhe higjena, janë thelbësore për kufizimin e përhapjes së virusit. Për çdo dyshim, kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, shkruan ministria.

Nga 879,340 testime në vendin tonë që nga fillimi i përhapjes së COVID kanë rezultuar pozitivë 132,875 qytetarë.

Numri i personave që kanë ndërruar jetë duke humbur luftën me armikun e padukshëm është 2,456.

Statistika (25 Korrik 2021)
Raste të reja ditore        22
Të shëruar në 24 orë     14
Të shtruar në spitale      9
Humbje jete në 24 orë   0
Testime ditore                4078

Testime totale             879,340
Raste pozitive             132,875
Raste të shëruara       130,139
Raste Aktive                       280
Humbje jete                   2,456

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë              98
Elbasan            30
Kukës                29
Vlorë                26
Lezhë               26
Durrës              18
Shkodër           17
Fier                   14
Berat               13
Korçë                6
Gjirokastër        3

Top Channel