E premte, 05 Shkurt 2021
21:20
Shpallet në kërkim Tush Frokaj, policia e Kosovës kërkon bashkëpunim nga qytetarët

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për personin e shpallur në kërkim Tush (Nue) Frokaj.

21:13
Pandemia në Turqi/ 7901 raste të reja e 110 viktima gjatë 24 orëve

Turqia gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 7.901 raste të reja me COVID-19.

21:06
Përplasja për Nordstream 2, administrata e Biden i ofron negociata Gjermanisë

Administrata amerikane e Presidentit Joe Biden ka hedhur një hap përpara për të zgjidhur mosmarrëveshjen më të madhe që ka aktualisht me Gjermaninë, për gazsjellësin Nordstream 2.

21:01
Rusia shpall 3 diplomatë të BE-së “persona të padëshiruar”

Rusia shpalli sot 3 diplomatë të BE-së “persona të padëshiruar” për pjesëmarrjen në tubimet e fundit të paautorizuara në Moskë dhe Shën Petersburg.

20:58
Fiks Fare/ Tiranë, çatia e dëmtuar nga tërmeti rrezikon të zërë banorët e pallatit 405

Në Fiks Fare u ankuan banorët e pallatit 405 të Njësisë Nr. 8 në Tiranë, pasi ndihen të rrezikuar. Tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019, u dëmtoi çatinë dy prej apartamenteve në katin e pestë e të fundit të pallatit.

20:42
Sllovaki: Varianti britanik i virusit gjendet në 71 për qind të rasteve

Varianti i koronavirusit, që fillimisht u detektua në Britani, është varianti më i përhapur në Sllovaki, tha kryeministri i këtij shteti, Igor Matoviq.

20:27
Inspektim në aksin Salari-Nivicë, Rama pritet me valle: Emigrantët kanë investuar për kthimin e shtëpive të rrënuara në bujtina mikpritëse

Gjatë turit të vizitës në Tepelenë, kryeministri i vendit, Edi Rama vizitoi edhe aksin Salari – Nivicë.

20:15
A po provokon Eri që bën të njëjtën dhuratë si Mevlani Ledjanës? (Fotot)

Eri i bëri një dhuratë të veçantë Ledjanës gjatë takimit të tyre ditën e sotme.

20:08
Në Kosovë nis trajtimi i pacientëve me COVID-19 me plazmën e gjakut

Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ka nisur trajtimi i pacientëve me COVID-19 me plazmën kovalescente.

20:05
Greqia mbyllet në fundjavë/ Përkeqësimi i situatës nga Covid detyron qeverinë të vendosë masa të reja

U zhvillua sot konferenca e autoriteteve qeveritare dhe mjekësore të Greqisë në lidhje me masat e reja dhe u vendos mbyllja e dyqaneve si dhe kthimi i izolimit në fundjavë, si pasojë e rritjes së infektimeve dhe numrit të viktimave.

19:46
Rama viziton kantieret e akseve Tepelenë-Lekdush dhe Gusmar-Kuç: Drejt përfundimit!

Kryeministri i vendit, Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Tepelenë, ku ka vizituar edhe dy kantieret e akseve Tepelenë-Lekdush dhe Gusmar-Kuç.

19:38
“Infektimet? Faji i të rinjve”/ Të moshuarit: Nuk respektojnë distancimin social dhe nuk mbajnë maskat

Shifra e të prekurve janë alarmante dhe Covid-19 nuk po kursen as të rinjtë.

19:38
MiG-41, Rusia prezanton planet e avionit gjuajtës hipersonik ‘të gjeneratës së gjashtë’ (fotot)

Megjithse Rusia ka futur në shërbim gjuajtësit e parë anti-radar të vendit SU-57, ajo po prezanton planet e mjetit ajror vrasës të radhës, në formën e ‘Interceptorit të rëndë MiG-41’ të specializuar në luftimin ajër-ajër.

19:35
“Çfarë kallupi”, komplimenti i pazakontë i Erit për Ledjanën (Fotot)

Sot po transmetohet takimi mes Erit dhe Ledjana në emisionin Për’Puthen.

19:34
Ekskluzive – Brenda spitalit “Covid 1″/ Të shtruarit në gjendje të rëndë, mes tyre ka shumë të rinj

Shqipëria ka hyrë në fazën kritike të pandemisë së Covid-19.

19:27
Çfarë ndodhi në takimi 4 min të Jasminës dhe Erlindit (Fotot)

Vajza e re e Për’Puthen ka ftuar Erlindin në një takim 4 minutash për ta njohur edhe më shumë.

19:16
Sekuestrimi i 60 mln eurove pasuri, Yuri Kim: SPAK dënoi kriminelët, përfshirë zyrtarë publikë, pjesë e Dosjes famëkeqe 339

Pas konfiskimit të 60 milionë eurove pasuri të grupit që tjetërsoi pronat në bregdetin e Shëngjinit, vjen reagimi i ambasadores Yuri Kim.

19:02
Shkencëtarët zbulojnë zvarranikun më të vogël të botës (fotot)

Një kameleon 13.5mm i gjatë, i zbuluar së fundmi në ishullin e Madagascar, mund të jetë zvarraniku më i vogël i botës.

19:00
Për’Puthen/ Eri kap hopa Ledjanën, konkurrentët reagojnë ashpër (Fotot)

Dita e sotme në Për’Puthen po transmetohet takimi mes Erit dhe Ledjanës.

18:59
Rritje e shifrave të Covid në vend, Presidenti Meta thirrje qytetarëve: Mos ulni vigjilencën, zbatoni rregullat antiCovid

Presidenti i vendit, Ilir Meta, me anë të një postimi në rrjete sociale shkruan për situatën e pandemisë në vendin tonë, ku shifrat e infektimeve dhe humbjeve të jetëve rriten dita ditës.

18:46
Angela Merkel: Përjashtimi i diplomatëve nga Rusia prej protestave, i pajustifikuar

Kancelarja gjermane ka dënuar sot përjashtimin e diplomatëve evropianë nga Rusia për pjesëmarrje në protestat e opozitarit Alexei Navalny.

18:42
Ana humb toruan gjatë prezantimit, surpriza që e la pa fjalë (Fotot)

Ana ka mbetur pa fjalë nga një surprizë në ditën e dytë të prezantimit të Për’Puthen.

18:39
Rama në një bujtinë në Nivicë, shembull i rimëkëmbjes ekonomike të zonës përmes turizmit

Puna e palodhur e familjes së Jahos ka ngritur një bujtinë sa tradicionale, aq edhe moderne rrethuar nga natyra magjike e Nivicës në Tepelenë.

18:35
​Tensione për votat e diasporës, ‘shpërthen’ kryetarja e KQZ-së: Jam bërë personi më i urryer i këtij shteti

Me tensione është zhvilluar mbledhja e sotme e KQZ-së, gjatë diskutimeve në mes anëtarëve për votat e diasporës dhe kohën e mbërritjes së pakove nga jashtë Kosovës.

18:31
Për’Puthen/ Ja kush është i preferuari i publikut nga djemtë (Fotot)

Mevlani është më i preferuari i publikut sipas një sondazhi prej 60 mijë personash.

18:30
E pabesueshme! Keçisti i njohur kthehet në grua (FOTO)

Ish-talenti i WWE, Gabbi Tuft, është transformuar në grua transgjinore.

18:23
Gruaja 95 vjeçare akuzohet për vrasjet në kampin nazist të Stutthof

Një grua 95-vjeçare që ka punuar më parë si sekretare në një kampin nazist përqendrimi është akuzuar sot në veri të Gjermanisë për pranim dhe ndihmesë në vrasje masive .

18:15
Kjo është arsyeja pse hamë tortë dhe u fryjmë qirinjve për ditëlindje

Një nga traditat që është përhapur në të gjithë botën është torta e ditëlindjes me qirinj të ndezur. Kjo ngjarje që ndodh një herë në vit ka origjinë të panjohur, por ka disa teori që mund të shpjegojnë pse vendosim qirinj mbi tortë dhe cili është kuptimi i fryrjes së tyre.

18:14
Cristiano Ronaldo feston ditëlindjen e 36-të duke luajtur në dëborë, Georgina poston fotot romantike

Cristiano Ronaldo e kaloi ditëlindjen e tij të 36-të duke luajtur në dëborë me partneren e tij, Georgina Rodriguez.

18:00
Erdoğan kritikon SHBA-në dhe Francën për komentet e protestës në Universitetin Bogazici

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan sot fuqishëm kritikoi SHBA-në dhe Francën për deklaratën e tyre që dënonin protestën në Universitetin Bogazici të Stambollit.

17:56
Mjaltë që derdhet mbi trup/ Kim Kardashian prezanton produktet e reja në mënyrën e saj origjinale…

Kim Kardashian ka lançuar produktet e reja të KKW por fansave i mbeti mendja te fotot dhe videot e saj.

17:53
​Von der Leyen pranon gabimet e BE-së në strategjinë e vaksinimit

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka pranuar se ka pasur gabime në strategjinë e BE-së për të siguruar doza të mjaftueshme vaksinash për qytetarët e tij.

17:52
​Izraelitët përfundojnë provën e ilaçit që ‘zbut’ COVID-19

Studiuesit në Qendrën Mjekësore Ishilov në Tel Aviv kanë përfunduar me sukses testin e fazës së parë të ilaçit, i cili mund të kontribuojë në trajtimin e rasteve të moderuara dhe serioze të virusit COVID-19, pra shërimin më të shpejtë, njoftoi Qendra sot.

17:47
Rrjeti i njohjeve të reja refuzon modelen e Instagram pasi është ‘tepër e nxehtë’ (fotot)

Tahlia Paris thotë se ka katër vjet pa të dashur por është refuzuar nga rrjeti i njohjeve të reja Bumble, me arsyetimin se “ndalohen fotot e pjesëmarrësve me rrobabanjo ose të brendshme brenda ambjenteve shtëpiake.

17:43
FTESË NË 5/ Historia Tea-Andi-Beart revolton 60 vjeçaren nga Fieri, reagimi epik që s’ duhet humbur

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte e ftuar Drita, 60 vjeçarja nga Fieri e cila është bërë e njohur tashmë përmes videove humoristike në TikTok.

17:39
“Zgjoi” thyen rekorde, prestigjiozja “Variety” shkruan për filmin shqiptar

Prestigjiozja “Variety” i ka kushtuar një shkrim filmit shqiptar “Zgjoi”.

17:24
Si janë transformuar aktorët për t’iu përshtatur roleve që i kemi pëlqyer aq shumë (Fotot)

Për të luajtur rolin e një nëne me 3 fëmijë, Charlize Theron u desh të fitonte shumë kilogram, ndërsa Matthew McConaughey “u shëndosh” për rolin e tij kryesor në film, Gold.

17:23
​Unaza e fejesës e humbur në plazh, i kthehet pronares pas më shumë se 30 vjetësh

Një unazë fejese e vjedhur më në fund iu kthye pronares pas më shumë se 30 vjetësh, falë një detektori metali në një plazh në Skoci.

17:09
Covid-19/ Sërish rekord infektimesh në vend, 15 humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit është shënuar një rekord i ri infektimesh me Covid-19 në vend, ku me 1089 raste të reja numri total i përgjithshëm ka shkuar në 83,082.

17:08
Pandemia/ Kreu i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi: Ja kur do shohim dritë në fund të tunelit

Prof.dr. Skënder Gjinushi shpjegon në “Top Talk” analizën që Akademia e Shkencave ka bërë për vijimësinë e pandemisë në vendin tonë.

17:07
Veliaj u dorëzon kartat e anëtarësimit të rinjve të Njësisë 1: Në PS ka një mesazh, një për të gjithë, të gjithë për një; PD e qeveris kunati

Drejtuesi politik i PS për qarkun e Tiranës, Erion Veliaj, u dorëzoi sot kartat e anëtarësimit socialistëve më të rinj në Njësinë 1. Ai i siguroi të rinjtë se Partia Socialiste nuk i ndan njerëzit në të majtë e të djathtë, pasi i quan të gjithë një familje.

17:05
Familja e Rita Orës voton me postë për zgjedhjet e Kosovës (Fotot)

Mes shqiptarëve të diasporës që kanë të drejtë vote në Kosovë, janë edhe familjet e këngëtareve shqiptare me famë botërore Rita Ora dhe Dua Lipa.

17:01
24 vjeçarja vdes prej dështimit të organeve pas operacionit të estetik në hundë (fotot)

Një studente ka vdekur prej dështimit të disa organeve vitale, pas një operacioni estetik në hundë, teksa stafi i spitali i thoshte familjes së saj se ishte “shumë mirë”.

16:50
Bearti zbulon diçka që nuk e keni ditur për Tean (FOTO)

Historia ‘Tea-Andi-Beart’ ka mbërthyer rrjetin dhe komentet e reagimet e ndjekësve kanë qenë të shumta,

16:45
Serbi/ Mbi 500 mijë qytetarë marrin dozën e parë të vaksinës anticovid

Mbi 508 mijë qytetarë kanë marrë dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 në Serbi ndërsa 19 mijë janë rivaksinuar dhe afër 1 milion qytetarë kanë shprehur dëshirën për imunizim, deklaroi sot drejtori i Zyrës për Teknologjinë e Informacionit, Mihailo Jovanoviç.

16:36
Mali i Zi shfuqizon vendimin gjyqësor për “puçistët”

Gjykata e Apelit e Malit të Zi e ka rrëzuar vendimin, me të cilin 13 persona të akuzuar për përpjekje për terrorizëm, përfshirë udhëheqësit e Frontit Demokratik (DF) në pushtet, Millan Knezheviq dhe Andrija Mandiq, janë dënuar me gati 70 vjet burg.

16:33
Hoti: Albin Kurti nuk ka shans të vijë në pushtet!

Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti ka deklaruar të premten se kandidatit të VV-së për kryeministër, Albin Kurtit nuk do t’i vijë më shansi që të jetë në pushtet e rrjedhimisht edhe të rishikojë marrëveshjen e Uashingtonit.

16:30
Greqia aprovon vaksinën AstraZeneca për personat deri 64-vjeç

Përdorimi i vaksinës AstraZeneca për personat nën moshën 64-vjeç është aprovuar sot në Greqi.

16:29
Maqedoni e Veriut/ 314 raste të reja dhe 8 viktima nga COVID

Maqedonia e Veriut gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 314 raste të tjera të COVID-19, duke e çuar në 94.196 numrin e përgjithshëm të vdekjeve në vend.

16:22
Hyri me semafor të  kuq/ Policia i thyen shqiptarit 3 brinjë

Një qytetar në Gjakovë përfundoi i shtruar në  spital me tre brinjë  të  thyera për shkak të  dhunë s së  ushtruar ndaj tij nga disa efektivë  policie.

16:20
Gjermani/ Shkon në mbi 60 mijë numri i viktimave nga COVID

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Gjermani ka tejkaluar shifrën 60 mijë.

16:20
Kosovë/ Pesë humbje jete dhe 284 raste të reja me COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) njoftoi të premten se pesë persona kanë vdekur dhe janë regjistruar 284 raste të reja me koronavirus.

16:15
Të izoluar në shtëpi/ Francë, ‘boom’ i lojërave me letra

Tashmë lidere në prodhimin e shitjen e të ashtëquajturave “lojëra bordi”, Franca ka përjetuar së fundi një “boom” të kërkesës dhe arsyeja është izolimi.

16:14
Rusia dëbon diplomatët evropianë për protestat e Navalny-t

Rusia ka dëbuar diplomatët nga Gjermania, Suedia dhe Polonia.

16:08
Megjithëse thotë se nuk ka koronavirus, Korea e Veriut porosit 2mln doza vaksinash

Shteti i izoluar komunist raportohet se ka bërë porosinë e tij për 2 milionë doza vaksinash koronavirusi megjithse pretendon se është një nga vetëm dy vende të votës ku nuk është raportuar asnjë rast me koronavirusin e ri.

16:04
Angli/ “Shtëpia Barit” me vlerë 7.1 milion paund, burgosen 2 shqiptarë

Gazeta ‘Bournemouth Echo’ të cilës i referohet Top Channel shkuan se janë dënuar dy shqiptarë të cilët ngritën një fabrikë për rritje Kanabisi vlera e të cilës arrinte në 2.3 milionë deri 7.1 milionë stërlina.

15:58
Shqipëria nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me Britaninë/ Xhaçka: Do të nxisë tregtinë midis vendeve

Ministrja Olta Xhaçka ka njoftuar nënshkrimin e marrëveshjes mes dy shteteve.

15:54
U shembën nga tërmeti, Tifozët Kuq e Zi do të rindërtojnë 2 qendra shëndetësore (Vendimi)

Dy qendra shëndetësore në bashkitë Durrës dhe Shijak do të rindërtohen nga Grupi i Tifozëve Kuq e Zi.

15:52
Pasaportë Covid-i në Britani/ Mund të vendoset para nisjes së sezonit të pushimeve

Qeveria britanike është duke shqyrtuar  mundësinë e krijimit të një pasaporte digjitale  për vaksinën e Covid-it, përpara fillimit të sezonit të pushimeve te verës.

15:44
Situata në spitalet Covid/ Çomo: Kemi shtim të moshave të reja, vijnë persona nga 30-45 vjeç në gjendje të rëndë

Ditën e djeshme është shënuar një shifër rekord e rasteve të reja, 1052 të infektuar ndërsa ndërruan jetë 14 pacientë.

15:36
Estetistja financon jetën luksoze duke kthyer sallonin e bukurisë në ‘depo’ drogash (fotot)

Një estetiste është burgosur sot në Britani pasi financonte jetën e saj luksoze duke kthyer sallonin e saj të bukurisë në një fasadë për një bandë të trafikut të drogave.

15:35
Arma jonë do t’i frikësojë armiqtë/ Turqia teston raketën vrasëse të anijeve

Ministria turke e mbrojtjes njoftoi zhvillimin e një testi në rajonin e Detit të Zi, përmes të cilit u provua efikasitetit I raketës se saj anti-anije, Atmaca me rreze të gjatë veprimi.

15:33
Rama, inspektime në jug/ Shikon nga afër projektin për kalanë e Tepelenës

Kryeministri Edi Rama nisi një tur tre ditor në jug të vendit. Ndalesa e parë në Tepelene ku vijon puna për heqjen e pluhurit të harresës ndër vite të kalasë së Ali Pashë Tepelenës.

15:29
Zbulohet lista e financimit të prodhimeve kinematografike në Greqi, mes tyre dhe prodhime shqiptaro-greke

Korporata Transmetuese Greke (ERT SA) ka njoftuar se po mbështet 14 bashkë-prodhime greke dhe ndërkombëtare në raundin e saj të fundit të financimit.

15:29
Paratë po “kyçen” në banka/ Durrësi, Elbasani kursejnë më shumë. Korça dhe Shkodra më pak

“Kriza që ka shkaktuar pandemia ka bërë që individët dhe bizneset, të pasigurt për të ardhmen të “kyçin” paratë e tyre në banka. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se vitin e kaluar, stoku i kursimeve të shqiptarëve arriti në nivele rekord në 1.29 trilionë lekë apo rreth 10.5 miliardë euro.”

15:26
Pallati në rrezik shembje/ Banorët në Laç kalojnë natën jashtë

Në qytetin e Laçit prej ditësh po punohet për rehabilitimin e ujërave të përroit, i cili kalon përmes qytetit, por hapja e një kanali disa metra të thellë ka shkaktuar problematika pasi pamjet e tregojnë mjaft qartë se si gërryerjet kanë shkuar deri tek themelet e disa objekteve.

15:17
Dokumentet sekrete për “UÇK”/ Komisioni hetimor merr përgjigjie nga shërbimi sekret shqiptar

Komisioni i Posaçëm parlementar i cili po kalon në skaner veprimtarinë e institucioneve shqiptare për llogari të hetimeve nga EULEX të krimeve të supozuara të UÇK, përmbyll mbledhjen e dokumentacionit.

15:16
Problemet e profesioneve të rregulluara/ Ministrja Kushi e gatshme për bashkëpunim

Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë Evis Kushi ka zhvilluar një takim me presidentët e Urdhrave të Profesioneve të Rregulluara. 

15:14
“Po kandidojnë biznesmenë”/ Instituti i Studimeve Politike: Përdoren për të financuar fushatat

Partitë politike në funksion të fushatës elektorale edhe kësaj here kanë përfshirë disa biznesmen.

15:08
Regjistrimi i partive të djathta/ Murrizi, Topalli dhe Patozi shkojnë në KQZ

Opozita e bashkuar përjetoi  krisjen e parë zyrtare këtë të premte, pasi  PDIU e Shpëtim Idrizit  është  e para parti e frontit opozitar, e cila u regjistrua si subjekt politik në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve.

15:05
Vaksinat ruse e kineze/ Shqetësim për të dhënat e sigurisë

Kritikët thonë  se firmat farmaceutike ruse e kineze nuk kanë publikuar të dhëna për sigurinë dhe efikasitetin e vaksinave të tyre.

14:52
Greqia pranë mbylljes/ Sot merret vendimi për izolim. Në fundjavë asnjë lëvizje pas orës 18:00

Sot në orën 18:00, qeveria greke vendos për një lockdown të mundshëm në pjesën më të madhe të vendit, me kufizime drastike të lëvizjes.

14:47
“Po komandant”, Rama kritika Tërmet Peçit: S’bën publicitet…

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka vizituar Tepelenën ndërsa ka inspektuar edhe punimet se Salar ku po vazhdon puna për segmentin e fundit prej 14km, që do të lidhë me rrugë turistike qytetin poshtë me lartësinë magjepsëse të Nivicës.

14:46
Tiranë/ Kishte hapur 13 profile false në rrjete sociale për përndjekjen e një vajze, arrestohet 27-vjeçari

Një 27 vjeçar nga Tirana u arrestua me akuzën e përndjekjes ndaj një vajze. I riu është vënë nën përgjim nga policia pas padisë së një vajzë e cila ishte vënë në shënjestër prej tij.

14:40
Korçë/ Të dyshuar si pjesë e një grupi kriminal, arrestohen 7 persona. Mes tyre edhe organizatori

Policia e Korçës, ka vënë në pranga 7 shtetas, të dyshuar pjesë e një grupi kriminal që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike, si dhe drogërarve të forta.

14:35
Vrasja e liderit serb/ Të akuzuarit ‘tallen’ me gjykatën

Seanca përgatitore për rastin e vrasjes së liderit të Iniciativës qytetare “Liria, Demokracia, Drejtësia”, Oliver Ivanoviç u mbajt përpara Gjykatës Themelore në Prishtinë.

14:26
Durrës/ Rreshqet toka, varret po kthehen përmbys

Rrëshqitje toke te varrezat e vjetra të qytetit të Durrësit, qytetarë të alarmuar kërkojnë ndërhyrje.

14:23
Përmet/ Mbyllet një klasë në shkollën 9-vjeçare “Meleq Gosnishti”, 7 nxënës infektohen me koronavirus

Një klasë në shkollën 9-vjeçare “Meleq Gosnishti” në Përmet është mbyllur prej Inspektoriatit Shëndetësor pas një depistimi për një pjesë të shkollës.

14:19
Bllokohet rruga në Zall Bastar, nuk lejohet të kalojnë autobusët

Një pjesë e rrugës që lidh fshatin e Zall Bastarit me Tiranën është bllokuar nga firma ndërtues në këtë rrugë.

14:16
Historia e Dorinës/ Pas 3 vajzave priste një djalë por vijnë trinjakë

Dorina Dardeshi nga Peshkopia është tashmë nënë e gjashtë fëmijëve dhe tregon emocionet e trinjakëve.

14:15
Itali/ U fut në sallën e operacionit me ethe, më vonë doli pozitiv me Covid-19. Nisin hetimet për mjekun

Itali – Një mjek nga spitali Perrino në Brindisi po hetohet sepse u fut në kirurgji pavarësisht se kishte ethe.

14:09
Veliaj nga Njësia 1: “Humbësit e tyre më të mëdhenj na i kanë sjellë si ofertë të re në Tiranë; Aldo Bumçi s’di ku bie njësia 1”

Në takimin me banorët e Njësisë 1, kryebashkiaku Veliaj, komentoi drejtuesit politikë që PD-ja ka caktuar në Qarkun e Tiranës, duke i cilësuar si një skuadër humbëse, me emra humbës, që kanë humbur edhe në zgjedhjet e mëparshme, në çdo zonë ku kanë kandiduar.

14:06
“Luli dezertoi, braktisi Kuvendin”, Erion Veliaj takon ish-ushtarakët në Tiranë

Kryebashkiaku Erion Veliaj ishte sot në Njësinë 1, ku u takua me veteranë dhe ish-ushtarakë, me të cilët ndau lajmin e mirë se u zgjidh edhe ngërçi i fundit që kishte të bënte me pensionet e tyre. Duke folur me gjuhën e ushtarakëve, Veliaj theksoi se Shqipërisë nuk i duhen dezertues, por njerëz që i bëjnë ballë çdo lufte, siç ishte tërmeti dhe pandemia.

13:54
U zunë për gomarin, tani për kanalin kullues/ Sherri në Baldushk, një i plagosur në gjendje të rëndë

Sherri ka nisur për kanalin kullues mes dy vëllezërve. Enver Lloçja ndodhet në spital, në gjendje kritike për jetën, pas goditjeve në kokë.

13:48
SHBA, deklaratat nxitëse/ Bëhet ‘kokë turku’, ndëshkohet republikania

Dhoma e Përfaqësuesve votoi e ndarë për ta përjashtuar anëtaren republikane Marjorie Taylor Greene nga dy komisione, një dënim i pashembullt ky të cilin demokratët thanë se ajo e meritonte pasi kishte përhapur teori konspiracioni që nxisnin urrejtje dhe dhunë. 

13:48
Ditë pranverore në Vlorë, qytetarët ‘zbarkojnë’ buzë detit për të shijuar diellin

Pas reshjeve të dendura të shiut, vendi ynë prej disa ditësh është karakterizuar nga një mot me diell si në stinën e pranverës, pasi edhe temperaturat kanë shënuar një rritje të lehtë.

13:46
SHBA dhuron për Policinë pajisje kontrolli për kufirin, Yuri Kim: Gjithmonë në krahë të Shqipërisë

Në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit u zhvillua ceremonia e dorëzimit të pajisjeve që do shërbejnë për kontrollin dhe mbikëqyrjen në pikat e kalimit kufirit kufitar.

13:33
Rama inspekton punime në Tepelenë, porosit Tërmet Peçin në Tepelenë: Të mos prishet asnjë shtëpi

Kryeministri Edi Rama ditën e sotme ka shkuar në Tepelenë për të parë punimet në këtë qytet. Rama ka thënë se në Tepelenë po zbulohet në ferra e plehra, kalaja mahnitëse Ali Pashës.

13:28
Humbja e basketbollistit Arben Fagu/ Flasin miqtë dhe kolegët: Ikonë e basketbollit shqiptar, mbeti në mes ëndrra për…

Basketbollisti Arbën Fagu u nda nga jeta mëngjesin e sotëm pasi humbi betejën me sëmundjen e pashërueshme.

13:27
“Kur të blen dashuria një…”, Çiljeta merr surprizën më të bukur nga Alban Hoxha për ditëlindje (FOTO)

Këngëtarja e njohur Çiljeta Xhilaga feston sot ditëlindjen dhe mbbush plot 36 vjeçe.

13:13
“Frikë për armiqtë”: Turqia teston raketën anti-anije në Detin e Zi

Raketa e parë detare e Turqisë ”Atmaca” u testua të enjten në rajonin e Detit të Zi.

13:10
Pas Wap, Cardi B befason sërish me këngën e re, kërcim dhe puthje në videoklip

Gati gjashtë muaj pasi “theu” rrjetin me Wap dhe iu kundërpërgjigj të gjithë komentuesve konservatorë, Cardi B rikthehehet me një këngë të re.

13:01
Foto/ Emily Ratajkowski shfaqet nudo në Instagram dhe tregon barkun rrumbullakosur

Emily Ratajkowskit ka treguar se shtatëzania e saj po vazhdon pa probleme.

13:01
Pallati në rrezik shembje, banorët në Laç kalojnë natën jashtë

Laç – Banorët e një pallati 5 katësh e kanë kaluar natën jashtë nga frika e shembjes së tij.

12:49
E frikshme! Igli Tare sulmohet nga një pitbull, një prej qenve të tij ngordh…

Igli Tare, ish-kapiteni i kombëtares sonë dhe drejtor sportiv i Lazios, është sulmuar nga një qen pitbull.

12:48
Bashkëpunimi SHBA-Kosovë/ Hyn në fuqi marrëveshja e investimeve

Korporata amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar Financiar (DFC), njoftoi se ka hyrë në fuqi Marrëveshja për nxitjen e investimeve që ka arritur me Kosovën.

12:43
Policët kërcimtarë/ “Jerusalema Challenge”, policia e Zvicrës sfidon homologët evropianë

Forcat kombëtare të policive, kanë këmbyer kapjen e të këqinjve me kapjen e lëvizjeve duke postuar video të oficerëve të policisë që kërcejnë nën ritmet e ‘Jerusalema’-s, të afrikanojugorit Master KG.

12:42
Po afrojnë përmbytje/ Nga e diela kthehet shiu. Të mërkurën dita e sfidës për veriun

Ditët pranverore zgjasin deri në fillim të javës që vjen e më pas parashikohet një situatë gati e rrezikshme për përmbytje serioze.

12:38
Art me këpucë/ Kanada, pensionisti vizaton forma gjeometrike në dëborë

Në liqenet e ngrira dhe fushat e mbuluara nga bora në Kanada, formacione të mahnitshme gjeografike janë shfaqur papritur.

12:35
Korçë/ Aksidentoi të moshuarin dhe iku nga vendi i ngjarjes, arrestohet 19-vjeçari

Korçë – Është arrestuar shoferi i cili 4 ditë më parë aksidentoi një person dhe u largua nga vendi i ngjarjes.