Gruaja rrëfen 18 orët që kaloi me vrasësin serial, dhe si arriti të shpëtonte prej përbindëshit (fotot)

24/07/2021 16:34

Kara Robinson Chamberlain, tashmë 34 vjeçare, kohët e fundit ka marrë guximin të tregojë për pengmarrjen e saj në moshën 15 vjeçare nga perdhunuesi, vrasës serial Richard Evonitz.

Gruaja tregon sesi arriti t’i shpëtonte vrasësit që e mori peng me armën te koka në 2002.

Përdhunuesi Evonitz, kishte vrarë tre vajza të tjera para se të merrte peng Kara.

Detajet e rënda të historisë së Kara janë publikuar në një dokumentar dy-orësh të titulluar: “Arratisja e pengut; Historia e Kara Robinson”.

Gruaja nga Karolina e Jugut, tashmë nënë e dy fëmijëve, tregon për  Mirror: “Pak a shumë, sapo ndjeva pistoletën që më preku qafën nga prapa, thashë me vete: ‘Do të shkoj me të, do të bëj çfarë të më thotë se do të pranoj sa të mundem’. Sjellja ime u zhvendos në moment, në modalitet mbijetese”.

Kara shton më tej: “Nga ai moment kuptova se ai ndoshta nuk do të më linte të ikja dhe se arratisjen e mundshme duhet ta gjeja ose ta organizoja vetë”.

Evonitz kishte ndaluar më pas makinën e tij me Kara-n brenda dhe u përpoq ta fuste në shtëpi pa u dalluar nga fqinjët.

Ai e lidhi e i mbylli gojën me ngjitëse dhe e urdhëroi të mos pipëtinte.

Kara thotë: “Isha 18 orë me të. Më drogoi e më përdhunoi. Më tha se nuk do të linte të ikja derisa ‘të mbaronte punë me mua’. Por unë jam zakonisht këmbëngulëse dhe thashë se nuk do të pres derisa të më lirojë ai.”

“E kisha vendosur që do të largohesha vetë, ishte vetëm çështja ‘kur’ dhe ‘si’”

Mëngjesin tjetër, Evonitz gërrhiste i shtrire pranë Kara, të cilën e kishte lidhur me pranga në skeletin e krevatit.

Duke u përpjekur qetësisht për të mos zgjuar pengmarrësin e saj, Kara arriti të nxirrte njërën dorë nga prangat. U vesh dhe eci qetësisht duke dalë nga dera kryesore, megjithse hasi objekte që i kishin zënë rrugën.

Teksa doli jashtë me prangat që i vareshin nga kyçi, Kara ndaloi një makinë dhe i tregoi dy burrave që gjeti aty se ishte marrë peng. Ata e çuan vajzën në polici, por kur oficerët shkuan në shtëpinë Evonitz ai ishte larguar.

Evonitz i kishte treguar krimin motrës së tij dhe më pas gjuetia në disa shtete mori fund në Sarasota, Florida, tre ditë pasi ai kishte marrë peng Kara.

I rrethuar nga policia përdhunuesi vrau veten, për të shmangur kapjen dhe përballjen me drejtësinë.

Hetimet e krimit zbuluan se Evonitz kishte përdhunuar e vrarë tre vajza adoleshente: motrat Kristin, 15 vjeçe e Kati Lisk, 12 vjeçe, dhe 16-vjeçaren Sofia Silva. Ai dyshohej për disa përdhunime e sulme të tjera seksuale.

Kara thotë: “Isha fillimisht shumë e zemëruar sepse doja të shkoja në gjykatë, ta shikoja e të dëshmoja kundër tij. Doja hakmarrje duke e shikuar në sy, që ai ta dinte se e kishte pësuar nga një vajzë 15-vjeçare.”

FOTO GALERI
1/5
Kara Robinson Chamberlain, ka marrë guximin të tregojë për pengmarrjen e saj në moshën 15 vjeçare nga perdhunuesi, vrasës serial Richard Evonitz.

Top Channel