Plagosja në Tiranë, Policia identifikon autorin: Vijon puna intensive për kapjen e tij

24/07/2021 22:32
Foto ilustruese

Policia informon zyrtarisht se ka identifikuar autorin e plagosjes së dyfishtë në Tiranë.

31-vjeçari A. I(Gj) plagosi dy shokët Altin Gjoka dhe Jetmir Marashin në një lokal në kryeqytet.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë në lidhje me ngjarjen e ndodhur në rrugën “Todi Shkurti” ku mbetën të plagosur shtetasit A. Gj dhe J. M., ju bëjmë me dije se: Fale veprimeve të shpejta dhe profesionale dhe si rezultat i hetimeve paraprake të kryera në vendngjarje dyshohet se autor i ngjarjes është shtetasi A. I(Gj)., 31 vjeç. Vijon puna intensive për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Gjatë një konflikti të çastit 31-vjeçari plagosoi me armë zjarri dy të rinjtë, të cilët u dërguan menjëherë drejt spitalit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Ndërkohë që, nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.

Sipas burimeve mësohet se ngjarja ka ndodhur në ambientet e një lokali, në rrugën “Todi Shkurti”, ku mbetën të plagosur Altin Gjoka 32 vjeç dhe Jetmir Marashi 28 vjeç.

Ende nuk dihen shkaqet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e autorit.

Top Channel