Me dorë në zemër e lot në sy, momenti emocionues kur xhudistja Distria Krasniqi merr medaljen e arit

24/07/2021 16:12

Distria Krasniqi gëzoi sot shqiptarët, që e ndoqën teksa doli e para në kategorinë xhudo për femra, në Lojrat Olimipike Tokyo 2020.

Teksa mban mban mbrojtëse anti Covid dhe medaljen e arit në qafë, Krasniqi është përlotur para publikut. Kjo është një arritje jo vetëm për karrierën e saj dhe të skuadrës por dhe për Kosovës, që për herë merr një medalje ari në Lojrat Olimpike.

Distria Krasniqi e cila mori pjesë në kategorinë deri në 48 kg arriti të mundë në finale ndaj japonezes Funa Tonaki.

Në vitin 2016, ishte Majlinda Kelmendi që mori medalje ari në Olimpiadën e Brazilit në Rio 2016.

 

FOTO GALERI
1/3

Top Channel