Aksidenti i autobusit të Kosovës, kryeministri i Kroacisë: Jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës

25/07/2021 10:32

Kryeministri kroat, Andrej Plenkovic ka reaguar pas aksidentit fatal të autobusit me targa të Kosovës në Brod të Kroacisë, ku raportohet deri më tani për 10 viktima.

Plenkovic shprehu ngushëllime për familjet e viktimave, te tha se janë me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës

“Me trishtim të madh morëm lajmin për aksidentin e një autobusi në rrugën afër Slavonski Brod, ku humbën jetën 10 persona. Ne jemi me familjet e viktimave dhe autoritetet e Kosovës, të cilëve u shprehim ngushëllimet tona më të thella. Shpresoj që pasagjerët e lënduar të shërohen. Për aksidentin e tmerrshëm, unë fola me Ministrin e Brendshëm, Davor Bozinovic dhe Ministrin e Shëndetësisë, Vilija Beros. Ministri Beroš dhe drejtori i mbrojtjes civile Trut u drejtuan për në Slavonski Brod për t’u njohur me të gjitha rrethanat e aksidentit dhe për t’u ofruar kujdes shëndetësor pasagjerëve të plagosur”, ka shkruar ai në Twitter.

Top Channel