Miqësia e çuditshme e labradorit, kavjes dhe 8 zogjve që jetojnë në harmoni, bëhet virale në rrjet (fotot)

24/07/2021 20:51

Bob është një qenush zagar i dashur e miqësor, që jeton në një shtëpi me “njeriun” e tij, tetë zogj e një kavje pylli, dhe ata të gjithë janë “shokë për kokë”.

Tashmë Bob ka marrë rolin e gjigandit mbrojtës për miqtë e tij më të vegjël në masë. Ai i shoqëron ata në shëtitje në pyll, luajnë e madje edhe flenë së bashku.

I zoti i Bob duket se është arkitekti i vërtetë i kësaj tufe miqësore speciesh të ndryshme, teksa i ka rritur së bashku dhe është kujdesur që bashkëjetesa të ketë sa më pak probleme mirëkuptimi e integrimi.

Bob dhe shokët e tij kanë mbledhur shumë adhurues në rrjet prej fotove të mahnitshme që publikojnë.

Ata jetojnë në harmoni dhe kanë bërë shumë udhëtime së bashku.

Zagarët leshtorë si Bob njihen për natyrën e tyre të butë si dhe dashurinë e mirëkuptimin per këdo e gjithçka.

FOTO GALERI
1/19
Tashmë Bob ka marrë rolin e gjigandit mbrojtës për miqtë e tij më të vegjël

Top Channel