Me qëllim të vaksinimit të komuniteteve: rom, ashkali dhe egjiptian, Komuna e Pejës ka shndërruar shkollën “Xhemajl Kada”, në qendër vaksinimi, shkollë që gjendet në afërsi të lagjeve të banuara nga këto komunitete.

Megjithatë, në dy orët e para që nga hapja e qendrës, vetëm tetë qytetarë nga komuniteti egjiptian shprehen interesimin për t’u vaksinuar.

Edhe këta tregojnë se deri tani nuk ishin vaksinuar nga frika.
Mbikëqyrësi i procesit, tregon se interesimi i komuniteteve është simbolik, por në të ardhmen ekipet mobile do të dalin edhe shtëpi për shtëpi për t’i vaksinuar.

Komuna hapi shkollën si qendër vaksinimi pas kërkesës së ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi i cili i takon komuniteti egjiptian.

Top Channel