“Nuk i lanë gjë pa thyer”/ Thanë se ishte hajdut, punonjësit rrahin brutalisht kalimtarin

24/07/2021 13:53

Tre punonjës të një qebaptoreje në Nottingham të Anglisë janë shoqëruar në polici pas akuzave se rrahen brutalisht një person, për të cilin dyshonin se i kishte vjedhur.

Zafar Ahmed, 35 vjeç, së bashku me vëllezërit Asmat Khan, 33 vjeç dhe Mohammed Khan, 25 vjeç, u dënuan me dy vjet heqje lirie pas incidentit në Victoria Kebabs në 12 qershor të vitit të kaluar.

Asmat Khan i ishte afruar Adrian Perryt ndërsa ai po kalonte përpara dyqanit dhe e tërhoqi zvarrë brenda, pasi besonte se i riu ishte përfshirë në një vjedhje të mëhershme në qebaptore. Pasi ulën grilat, iu tre u vërsulën mbi të duke e goditur aq sa e lanë pa ndjenjë në dysheme. Rrahja vazhdoi për 15 minuta.

Perry u dërgua në spital me dëmtime të rënda përfshirë fraktura në gropën e syrit, nofull e krahë. dëmtimet e marra mund ta lënë atë me pasoja për të gjithë jetën, thanë inspektorë të policisë. Duket se Perry kishte qenë sakaq i përfshirë në një vjedhje tjetër Ditën e Krishtlindjeve në 2018-tën, për të cilën dhe qe dënuar.

Top Channel