Biznesi kërkon punëtorë të huaj/ S’ka profesionistë? Të rinjtë emigrojnë, pagat e ulëta nuk i bindin

24/07/2021 19:39

Gjetja e punonjësve në Shqipëri është bërë problematike në disa sektorë, ku kryesisht fasonët kanë ngritur alarmin “SOS”.

Fasonët, por edhe bizneset në sektorin e hoteleri turizmit po mendojnë seriozisht marrjen e punonjësve të huaj.

Edvin Dulaj menaxhon një biznes turistik ne Golem, ne kulmin e sezonit ai thotë se ka mungese personeli.

Eranda Ymerali, agjente rekrutimi konfirmon se tregu ka mungesa , ndërkohë që sipas saj duhet vepruar që në Shqipëri të rinjtë të kenë më shumë mundësi.

Edhe më 2021 Shqiptarët rezultuan me përqindjen më të lartë të dëshirës për të jetuar e për të punuar jashtë vendit, në krahasim me vendet e tjera të Rajonit, në masën 46%, sipas anketës së Barometrit Ballkanik.

Top Channel