Në Mal të Zi vaksinohet 36,6 për qind e popullatës së rritur

24/07/2021 20:40

Në Mal të Zi, me dozën e parë të vaksinës kundër koronavirusit (COVID-19) deri më tani është vaksinuar 36,6 për qind e popullatës së rritur ndërsa janë rivaksinuar 32,5 për qind.

Deri më tani janë dhënë 315.653 doza të vaksinës kundër koronavirusit.

Dozën e parë të vaksinës kundër COVID-19 e kanë marrë 167.235 qytetarë ose 27 për qind ndërsa dozën e dytë 148.418 ose 23,9 për qind e popullsisë së përgjithshme.

Gjatë 24 orëve të fundit, 1.187 persona morën dozën e parë të vaksinës ndërsa 612 persona u rivaksinuan në atë periudhë.

Vaksinimi masiv kundër COVID-19 në Mal të Zi filloi më 4 maj./AA/

Top Channel