Banorët në rrezik, kamioni i zjarrfikësve vërsulet e “çan” murin e flakëve!

24/07/2021 17:38

“Kur sheh pamje të tilla, të ndalon zemra”; një video e shpërndarë nga departamenti i zjarrfikësve UC Davis në Kaliforni të SHBA, tregon momentin kur njëri prej kamionëve të tij kalon përmes një muri flakësh, ndërsa shumë pompierë të shpërndarë në zonë luftonin me flakët për të frenuar avancimin e tyre.

Ekipet ishin duke u përpjekur të mbronin disa banesa që kërcënoheshin nga zjarret të cilat kanë gllabëruar gjithçka në rrugën e tyre. “Jam kaq krenar për zjarrfikësit tanë trima”, shkroi në Twitter shefi i departamentit, Nathan Trauernicht, i cili publikoi dhe pamjet filmike.

Ndërkohë, vazhdon të përhapet jashtë çdo kontrolli zjarri në Bootleg, në Oregonin jugor që i detyroi zjarrfikësit të tërhiqeshin për të katërtën ditë me radhë, duke u bërë zjarri i pestë më i madh në këtë shtet prej më shumë se një shekulli. Ai ka shkrumbuar deri tani më shumë se 97,000 hektarë, një sipërfaqe më e madhe se sa qyteti i Nju Jorkut.

Megjithatë shtëllungat e tymit që mbulojnë pjesën më të madhe të rajonit nga zjarret mund të ndihmojnë për të minimizuar efektet e një tjetër vale nxehtësie që pritet këtë fundjavë në Oregon, duke u shtrirë në pjesë të Montanës, Ajdahos, Uajoming, Jutas dhe Kolorados.I nxehti, thatësira dhe erërat pritet të përkeqësoheshin gjatë fundjavës dhe meteorologët parashikuan ardhjen e një vale tjetër të nxehtësisë perëndimore, e katërta që nga fillimi i qershorit.

Top Channel