Foto ilustruese

Një sherr mes dy personave në Durrës ka përfunduar në plagosjen e njërit prej tyre.

Ngjarja ka ndodhur në Hamallaj, pak minuta më parë, ndërkohë që blutë bëjnë me dije se dyshohet që për motive të dobëta shtetasi A.B., ka goditur me thikë një 19 vjeçar.

Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që autori është larguar nga vend i ngjarjes.

“Më datë 24.07.2021, në orën 16:20, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi A. B., ka lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasin S. G., 19 vjeç, banues në Hamallaj, Durrës, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar, ndërkohë që grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Top Channel