Rey Manaj bëhet sërish protagonist me gol me skuadrën e parë të Barcelonës, që zhvilloi një tjetër miqësore, këtë herë përballë Gironas. Sulmuesi i Kombëtares Shqiptare, i cili e nisi nga minuta e parë këtë takim, e gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 24-t, teksa pak minuta më herët kishte zhbllokuar takimin me 11-metërsh Gerard Pique.

Ky ishte goli i katërt i lushnjarit në miqësoren e dytë me “blaugranat” gjatë fazës përgatitore.

Manaj shpresonte për një tjetër mbrëmje magjike, por në minutën e 37-të u ul në fushë duke kërkuar zëvendësimin, për shkak të një dëmtimi që pësoi gjatë një dueli ajror me kundërshtarin. 24-vjeçari pasi mjekët i erdhën në ndihmë, u shoqërua disa minuta më vonë jashtë fushës.

Në fund të pjesës së parë, Saiz shkurtoi diferencë në 2-1 me 11-metërsh, ndërsa në të 85-tën vulosi fitoren 3-1 të “blugranave” Depay me penallti.

Top Channel