Dhunë ndaj të dashurës, përndjekje, vjedhje e drejtim i mjetit në gjendje të dehur, 4 të arrestuar në Durrës

24/07/2021 14:43
Foto ilustruese

4 persona janë arrestuar në Durrës, pasi dyshohen për vepra të ndryshme penale.

19-vjeçari me iniciale E.B. është arrestuar, pasi dyshohet se ka dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht vajzën, më të cilën bashkëjetonte.

18-vjeçari me iniciale E.D. nga Shijaku dyshohet se ka përndjekur dhe shqetësuar për një kohë të gjatë një vajzë të mitur.

57-vjeçari me iniciale I.S. u kap në timon, në gjendje të dehur.

Kujtojmë se mbrëmjen e djeshme një aksident rrugor më Fushë-Krujë, i mori jetën 60-vjeçarit me, iniciale Q.Sh., sot, është arrestuar drejtuesi i “Benz-it”, 29-vjeçari me iniciale P.K. policia njofton se dy personat e tjerë që mbetën të plagosur nga përplasja, po marrin trajtim në spital.

Njoftimi i policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B., 19 vjeç, banues në Sukth, Durrës, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, arrestuan në flagrancë shtetasin E. D., 18 vjeç, banues në Shijak, pasi ka përndjekur dhe shqetësuar në telefon një shtetase të mitur.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit:
I. S., 57 vjeç, banues në Arapaj, Durrës, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” në gjëndje të dehur është përplasur me një tjetër mjet duke i shkaktuar dëme materiale.
P. K., 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme në Tapizë, Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen” me drejtues shtetasin Q. Sh., 60 vjeç, i cili për pasojë ndërroi jetë. Drejtuesi i mjetit P. K., dhe pasagjerja në mjetin tip “Volkswagen” shtetësja Sh. Sh., 49 vjeçe, ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

Top Channel