Dita e fundit e vaksinimit të hapur/ Gjatë gjithë javës u vaksinuan mbi 90 mijë persona mbi 18 vjeç

25/07/2021 18:41

Sot ishte dita e fundit e javës së hapur të vaksinimit. Ministria e Shëndetësisë njofton se çdo ditë janë kryer rreth 13 mijë vaksinime dhe në total mbi 90 mijë.

Për tu vaksinuar kanë marrë pjesë mosha të ndryshme, mes tyre edhe të rinjtë.

Pas konfirmimit të variantit Delta në vendin tonë, i cili është më i transmetueshëm se sa variantet e tjera. ministria ka bërë thirrje që të gjithë të vaksinohen për t’i shpëtuar infektimit apo fatalitetit që mund të sjellë COVID.

Top Channel