Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në Kroaci, ku autobusi i linjës Franfkurt-Prishtinë ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur dhe si pasojë 10 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar.

Sipas medieve të huaja, zyrtarët thanë se autobusi kishte 67 pasagjerë, përfshirë fëmijë dhe dy shoferë, njëri prej të cilëve ndërroi jetë.

Shefi i policisë lokale, Franjo Galic, e përshkroi përplasjen “si një nga aksidentet më të këqija që ka parë ndonjëherë”.

Bëhet e ditur se 44 persona të lënduar u transferuan në spitalet e zonës.

Ministri i Shëndetësisë, Vili Baros, ka deklaruar se në autobus ishin 15 të mitur dhe se një vajzë është në gjendje të rëndë.

Përplasja e autobusit ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit, afër qytetit Slavonski Brod në autostradën midis kryeqytetit Zagreb dhe kufirit serb.

 

 

Top Channel