Foto ilustruese

Dy persona të dyshuar si të infektuar me variantin “Delta” të Covid 19 janë identifikuar në doganën e Kapshticës.

Bëhet fjalë për një familje në një fshat të Pogradecit. Ata janë kthyer pas në doganën e Kapshticës pasi kanë bërë Rapid Testin në palën greke.

Sipas burimeve, rastet e dyshuara me variantin “Delta” kanë qenë të vaksinuar me 2 doza të Pfizer. Ndërkohë, është bërë karantinimi i personave dhe kontakteve të tyre, teksa pritet përgjigja nga Ministria e Shëndetësisë.

Top Channel