Mes 10 viktimave që s’mundën të ktheheshin gjallë në atdhe/ Ja kush është i riu që ndërroi jetë në “Autobusin e Vdekjes”

26/07/2021 11:19
Djathtas viktima Sevdail Rrustemi

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka njoftuar se në mesin e viktimave në aksidentin tragjik në Kroaci, është edhe Sevdail Rrustemi nga Pakashtica e Podujevës.

“Dje kemi pranuar informatën nga Ministria e Punëve të Brendshme, se prej 10 viktimave të aksidentit tragjik në Kroaci, njëri prej tyre është edhe miku im, Sevdail Rrustemi nga Pakashtica e Podujevës. Ky lajm i kobshëm për vdekjen e bashkëvendësit tonë na lëndoi thellësisht të gjithẅ qytetarëve të Llapit”, ka shkruar Bulliqi.

Bulliqi u ka shprehur ngushëllime familjarëve dhe miqve të viktimës.

“Unë iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe miqve të viktimës, dhe shpreh solidaritetin e plotë, që si institucion me të gjitha mundësitë̈ tona do të qëndrojmë̈ pranë̈ familjes në këto momente të rënda”, ka shkruar i pari i Podujevës.

 

 

 

Top Channel