Fotoja e shoferit që shkaktoi aksidentin në në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci, ndërsa 67 pasagjerë po ktheheshin nga Frankfurti për në Prishtinë është publikuar ditën e sotme.

10 qytetarë kosovarë nuk mundën dot të shkonin në vendlindje pas aksidentit tragjik të ndodhur mëngjesin e së dielës që lamë pas në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci.

Aksidenti i rëndë me 10 viktima dhe 45 të plagosur ndodhi në qytetin Slavonski Brod, rreth orës 06:20 të mëngjesit, ndërsa autobusi me targa të Kosovës vinte nga Frankfurti, Gjermani, drejt Prishtinës, ndërsa në bord kishte 67 pasagjerë dhe dy shoferë, ku njëri humbi jetën në aksident.

Shefi i Policisë Rrugore të Stacionit Policor Slavonski Brod, Franjo Galiç ishte i pari që shkoi në vendin e ngjarjes, ndërsa aksidentin e përshkroi si më të rëndin që kishte parë ndonjëherë.

Nga 15 që gjenden në spital, dy pacientë janë ende në gjendje kritike në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Slavonski Brod, konfirmoi drejtori i spitalit Josip Samardžić në konferencën për shtyp.

Ndërkohë, sipas mediave kroate, shoferi i autobusit është arrestuar ndërsa në dëshminë e tij  ka deklaruar se e kishte zënë gjumi për një moment, gjë që mendohet se është edhe shkaku i aksidentit, megjithatë autoritetet vijojnë hetimet.

Presidentja Vjosa Osmani mori vendimin që dita e sotme të shpallet ditë zie shtetërore në nderim të qytetarëve të Kosovës, të cilët humbën jetën tragjikisht në aksidentin në Kroaci.

Top Channel