Flakët kanë përfshirë banesën e pabanuar të një 80-vjeçari në lagjen nr.18 në Durrës.

Nuk ka pasur të lënduar por vetëm dëme materiale.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.07.2021, në orën 16:05, në lagjen nr.18, Durrës, ka rën zjarr në banesën e pabanuar të  shtetasit F. B., rreth 80 vjeç. Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Shërbimet e zjarrfikëses ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të zjarrit.

Top Channel