“Klasa e parë bënte mësim me të tretën”/ Perlati i Durrësit me shkollë të re, Rama viziton ambientet

26/07/2021 11:26

Nxënësit e Perlatit në Durrës do të nisin vitin e ri shkollor, në një godinë të re, me kushte të përmirësuara.

Kopshti dhe shkolla fillore përfshijnë fushat sportive dhe palestër. Kryeministri i vendit, Edi Rama dhe kryebashkiakja e Durrësit, Emirjana Saka ishin sot në Perlat, ku kanë panë nga afër ambientet, që kanë diferencë të madhe në cilësinë dhe madhësinë e godinës, me shkollën e vjetër.

Ambientet e reja, sipas Sakos, i japin fund mësimdhënies në klasa të grupuara, nxënësit e klasës së parë e të tretë qëndronin në një klasë dhe nxënësit e klasës së dytë e të katërt, në një ambient të përbashkët.

FOTO GALERI
1/8

Top Channel