Pas protestave masive në Beograd, Vuçiç njofton dorëheqjen brenda muajsh, SNS pritet të zbulojë platformën zgjedhore
Njëra prej viktimave të aksidentit tragjik të ndodhur një ditë më parë në autostradën Sllavonski Brod të Kroacisë, ku autobusi i linjës Frankfurt-Prishtinë u përmbys është edhe një 18-vjeçare.
Anjeza Bellanica nga Krusha e Madhe ishte në mesin e jetëve të humbura që nuk arritën dot të shpëtonin në atë ditë të trishto.
Daja e të ndjerës, Leotrim Hoxhaj ka shkruar një mesazh prekës për mbesën e tij.
“Sa me padurim presim të vin në vendlindjen e tyre gurbetqarët ashtu si edhe ti i numërove ditët për me ardh te ne. E bukura e dajës, unë të prita me ardh e me u knaq, prita që t’i shoh sukseset e tua e jo të shkruaj për vdekjen tënde. Qenka shumë e vështirë me u pajtu me këtë që na than për ty. Sot në çdo lajm e në çdo familje është fol për aksidentin e tmerrshëm që ndodhi në Koraci por unë nuk doja me besu që në mesin e tyre je edhe ti. Nuk lash vend e kënd pa e pyet për ty po fundi që ndëgjova ma ndau zemren. Ende spo muj me besu që sdo të shoh më. Të zotit jemi dhe te ai do të kthehemi e ti qofsh lulja më e bukur e xhenetit ashtu si shkelqeve gjithmon në jetën tonë. E paharrueshme do të jesh gjithmonë Anjeza mbesa e dajës”, ka shkruar ai.
Top Channel