E martë, 06 Prill 2021
13:11
Kthimi në normalitet…Çfarë mund të bëni pas vaksinimit?!

E gjithë bota tani i ka hedhur sytë nga vaksina, me shpresën se ajo do të bëjë të mundur rikthimin në normalitet. Është diskutuar e ashtuquajtura “pasaportë e vaksinës”, që do të mund të rikthejë udhëtimet mes vendeve që pandemia i detyroi të mbyllnin kufijtë. Por, çfarë mund të bëni pas vaksinimit…?

13:11
Kërcënim për sulm në një nga spitalet e Kosovës, policia shton masat e sigurisë

Një kanosje anonime për njërin ndër spitalet e vendit, ka mobilizuar Policinë e Kosovës, e cila ka marrë masat parandaluese dhe të sigurisë.

13:09
Merr fund izolimi 3-ditor në Itali

Italia i është kthyer kufizimeve të mëparshme pasi u kthye tre ditë në zonë të kuqe për shkak të Pashkëve.

13:03
Maqedonia e Veriut rikthen masat/ Ndalim qarkullimi gjatë natës dhe kufizime të tjera

Vala e tretë e pandemisë në Maqedoninë e Veriut po rezulton më e vështirë nga ajo e para, duke bërë që të shfaqen raste kur gjendja e pacientëve të prekur nga koronavirusi të rëndohet edhe pas ditës së 14 të infeksionit.

12:44
Dëshmia e penalitetit merret në e-Albania/ Drejtoresha e AKSHI-së: Iu kurseu qytetarëve mbi 47 milionë lekë

112.411 qytetarë kanë marrë dëshminë e penalitetit, nëpërmjet aplikacionit e-Albania.

12:42
Eco Albania letër të hapur Ramës: Vjosa të shpallet Park Kombëtar i Kategorisë së dytë

Organizata Eco Albania i ka dërguar një letër kryeministrit Edi Rama në lidhje me mbrojtjen e lumit Vjosa.

12:36
Zgjedhjet/ Palmer vizitë virtuale në Shqipëri. Bisedë me Ramën, Metën dhe Bashën sot

Shprehja “Big Brother po ju vëzhgon”, aktualizohet gjithnjë e më shumë për klasën politike shqiptare kur kanë mbetur edhe tre javë nga shprehja e vullnetit të shqiptarëve përpara kutive të votimit.

12:36
Vaksinimi i policëve/ Çuçi: Procesi përfundon pas disa ditësh

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi deklaron se deri më tani janë vaksinuar rreth 4500 punonjës policie në të gjithë vendin.

12:22
Ekzekutimi i “të fortit” të Shkodrës/ Burg për Hydajet Mehmetin

Gjykata e Shkodrës ka dhënë masën “Arrest me burg” për Hydajet Mehmetin, i dyshuar si bashkëpunëtor në vrasjen e Ridvan Ramazanit.

12:17
Balla: PS shndërroi Gramshin në destinacion turistik. PD dhe LSI duan të pengojnë Reformën në Drejtësi

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla në një takim me banorët e Gramshit iu ka rikujtuar se Partia Demoktratike nuk ka bërë asnjë investim në këtë vend.

12:16
Kosova nën masa të reja/ 97% e rasteve me variantin britanik

Varianti britanik i koronavirusit duket se është bërë dominues tani në Kosovë dhe kjo ka detyruar qeverinë të marrë masa për të minimizuar ekspozimin ndaj Covid 19 dhe ngadalësimin e përhapjes së virusit.

12:14
Debati për Mësonjtoren/ Rama: Palaço, nga ç’pyll vijnë, pse s’presin të mbarojë puna

Kryeministri Edi Rama nga Korça ku vizitoi mësonjtoren e parë shqipe iu rikthye debatit që u bë për këtë të fundit pak kohë më parë për zhvendosjen e instalacionit të ABC.

12:10
Trupa në kufi me Ukrainën/ Washingtoni i kërkon shpjegime Moskës

Pas njoftimeve, sipas të cilave Rusia po lëviz trupa ushtarake në kufirin me Ukrainën, SHBA i kërkoi Moskës shpjegime.

12:06
KAS rrëzon kërkesën e PDIU/ Numëruesi i katërt i mbetet LSI-së

KAS  vendosi të rrëzojë kërkesën ankimore nga subjekti politik PDIU për numëruesin e 4-t në qendrat e votimit.

11:54
Heqja e pasaportave diplomatike, lojtarëve të kombëtares/ Meta: Hakmarrje primitive, është e paprecedentë

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, përmes një postimi, në “Facebook” e quan të paprecedentë vendimin e Ministrisë së Jashtme, për t’i tërhequr pasaportat diplomatike futbollistëve të Kombëtares.

11:48
Spiropali: Fushata e PD “mish për top”

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalin deklaroi në ‘Breaking’ në Top News se kreu demokrat, Lulzim Basha po i kthen qytetarët në ‘mish për top’.

11:35
Debati LSI-PDIU për numëruesin e 4-t/ KAS tërhiqet për vendim

KAS u tërhoq për të marrë një vendim për kërkesën ankimore nga subjekti politik PDIU për numëruesin e 4-t në qendrat e votimit.

11:33
Ministrja, Evis Kushi mbledh Këshillin Kombëtar Rinor: Më shumë projekte për rininë!

Mbledhja e parë e Këshillit Kombëtar Rinor, i cili do të shërbejë si një organ këshillimor pranë Ministrit të Arsimit, Sportit dhe Rinisë u zhvillua sot, sipas postimit të ministres, Evis Kushi.

11:29
“Do mbyllet dogana sa të shiten prodhimet e korçarëve”, Rama për deklaratën e Spahos: E dhimbshme të mendosh që ka njerëz që u besojnë këtyre

kryeministri Rama nga Bilishti preku edhe çështjen e një premtimi që bëri para pak ditësh kandidati për deputet i PD-së në Qarkun Korçë, Edmond Spaho i cili tha se PD do të mbyllte doganën sa të shiteshin prodhimet bujqësore të korçarëve.

11:17
E marta e Shën Ndout, mijëra besimtarë drejt Laçit, trafik i rënduar në rrugë

Besimtarët janë drejtuar sot drejt Kishës së Shën Ndout, duke rënduar trafikun në Laç.

11:16
“Opozita nuk ka këllqe për të bërë ato që kemi bërë ne”/ Rama: Nuk mund të provosh një shalqi që është kungull

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer akuzat dhe ironitë për kundërshtarët e tij politikë.

11:15
Rama nga Korça: Do të kthehet në kampione të Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ndodhet ditën e sotme në Korçë, ku po zhvillon një takim me banorët e zonës.

11:05
Veliaj prezanton kandidatin Eduard Shalsi: “Kashari, motor ekonomik, zonë e lirë ekonomike për bizneset”

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, është në krye të listës së Partisë Socialiste, në zgjedhjet e 25 prillit, në Kashar.

10:58
“Opozita është me të keqen jo me zgjidhjen”/ Rama nga Korça: Xhagajdurë që hapin panik, arrijnë deri aty sa thonë po vdesin njerëzit nga vaksina

Kryeministri Edi Ram vijon turin e takimeve elektorale, ku kësaj radhe ndodhet në Korçë.

10:54
Kapshtica mbetet e bllokuar, ndalohet hyrja në Greqi deri në 19 prill

Pika kufitare e Kapshticës vijon të jetë e bllokuar dhe për dy javë të tjera.

10:44
Gjiknuri nga lagjia Çole e Vlorës: Vota për Partinë Socialiste është për të ruajtur stabilitetin

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Qarkun e Vlorës Damian Gjiknuri, shoqëruar nga deputetët aktualë Vilma Bello e Fate Velaj dhe kandidati Ilir Metaj zhvilluan një takim me një grup banorësh në lagjen Çole.

10:41
Ndahet nga jeta, veterani i luftës, Rustem Peçi/ Ruçi: Mishërimi i vlerave të larta të ushtarakut, patriotit, veteranit dhe edukatorit antifashist

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të veteranit Rustem Peçi.

10:37
Pelegrinazhi në Mekë/ Lejohen të shkojnë vetëm personat e vaksinuar

Vetëm personat që janë imunizuar me vaksinat anticovid do të lejohen të shkojnë për pelegrinazh në Mekë gjatë muajit të Ramazanit, kanë bërë të ditur autoritetet e Arabisë Saudite.

10:36
Osmani zyrtarisht presidente/ Ceremoni e reduktuar për shkak të pandemisë

 

Në një ceremoni të reduktuar për shkak të pandemisë, Vjosa Osmani mori zyrtarisht detyrën e presidentes sot. Ajo parakaloi para trupave ushtarake, e shoqëruar nga bashkëshorti dhe dy vajzat e saj ndërkohë që takimi i parë si presidente ishte me xhudistët kosovarë

10:30
Gafa e kandidates demokrate/ Ankohet për terrene sportive, por pozon duke luajtur te fushat e ndërtuara nga Veliaj

Përmes një postimi në Facebook, kandidatja e Partisë Demokratike, Ledina Fratari është ankuar se Tirana nuk ka fusha sportive. Por në fakt, fotot që ajo ka hedhur për të shoqëruar postimin e saj tregojnë krejt të kundërtën, që jo vetëm ekzistojnë, por shfrytëzohen nga të gjithë.

10:27
Rama-Manastirliu në Korçë: Mbi 150 mijë të moshuar të vaksinuar, mbërrijnë 7020 doza vaksine Pfizer

Korçë, 6 Prill – Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, kanë ndjekur nga afër vaksinimin e të moshuarve në Korçë. Manastirliu tha se deri më tani janë vaksinuar mbi 150 mijë të moshuar, ndërkohë që procesi vazhdon intensivisht në të gjithë vendin.

10:24
“Viktima nga vaksinat”, Rama: Basha po përhap panik me këngët e vjetra të Saliut. Brenda javës shkojmë +65

Kryeministri Edi Rama ka qenë ditën e sotme në Korçë, ku ka parë nga afër edhe procesin e vaksinimit masiv i shoqëruar nga ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu.

10:07
Basha nga Vau i Dejës: Do të rrisim pagat e mësuesve dhe do të zhbëjmë ligjin e arsimit!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka bashkëbiseduar me disa të rinj të Vaut të Dejës rreth problemeve që i shqetësojnë. Në bisedën që patën me Bashën, ata shprehën problematikat e infrastrukturës shkollore dhe mangësit e mësimin online.

10:02
Incidenti me modelet e zhveshura në Dubai/ Të paktën 12 gra nën arrest

Pamjet, të postuara në internet të shtunën tregojnë një grup grash të zhveshura që fotografohen në ballkonin e një prej ndërtesave të larta në Dubai.

10:00
Gjykata Kushtetuese rrëzoi kërkesën e KLSH-së/ Meta: Pushteti qendror e vendor zotërohet 100 % nga PS

Pasi Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e Kontrollit të Lartë Shtetëror për shfuqizimin e financave të qeverisjes vendore, presidenti i vendit, Ilir Meta i ka dërguar një letër Gjykatës Kushtetuese duke theksuar se pushteti qendror e vendor zotërohet 100 % nga PS.

09:48
Lojërat Olimpike/ Koreja e Veriut nuk do të marrë pjesë, për shkak të frikës nga Covid 19

Koreja e Veriut ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Olimpiadën e Tokios këtë vit, duke thënë se vendimi është për të mbrojtur atletët e saj nga Covid 19.

09:40
Mianmar, shkon në 570 numri i viktimave në protestat kundër grushtit të shtetit

Numri i të vdekurve si rezultat i ndërhyrjes së armatosur të forcave të sigurisë në Mianmar në protestat kundër puçit ushtarak dhe ndalimit të anëtarëve të zgjedhur të qeverisë është rritur në 570

09:22
Vladimir Putini i mundëson vetes vite të mëtejshme pushteti si president

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi ligjin që i lejon atij dy mandate shtesë si president. Opozita shprehet për abuzim me pushtetin.

09:16
U përpoq të vjedhë makinetën me forcë, arestohet 33-vjeçari në Durrës

Një 33-vjeçar është arrestuar në Durrës, pasi dyshohet se ka tentuar të vjedhë me forcë një makinetë.

09:10
Rusia do të garantojë furnizimin me vaksina Argjentinën

Presidenti rus Vladimir Putin premtoi se do të garantojë furnizimin me vaksinat kundër COVID-19 për Argjentinën gjatë një telefonate me udhëheqësin e vendit.

09:05
Pandemia merr hov – mbyllje e re në Maqedoninë e Veriut

Qeveria e Maqedonisë së Veriut miraton masa të reja për parandalimin e shpërndarjes së virusit korona.

08:53
Shefi i policisë në Mineapolis: Chauvin shkeli rregullat gjatë arrestimit të Floydit

Derek Chauvin ka shkelur rregullat e Departamentit të Policisë në Mineapolis, ashtu sikurse kodin e etikës gjatë arrestimit të George Floydit në maj të vitit të kaluar, ka dhënë shefi i policisë së qytetit Medaria Arradondo, teksa ka dëshmuar për rastin ku është përfshirë ish-kolegu i tij.

08:42
Rama: Ulet me 51,4% numrin i vrasjeve, nga 107 në 2013, në vetëm 52 në 2020

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Instastory” ka publikuar një ndër 100 arritjet e qeverisë gjatë dy mandateve.

08:31
Mbi gjysma e shqiptarëve nuk paguajnë sigurime/ Eksperti ngre alarmin: Ja si ndikon te skema e pensioneve

Tregu i punës në vendin tonë paraqitet mjaft problematik, sidomos në drejtim të informalitetit, i cili pritet përkeqësojë varfërinë në të ardhmen në moshat e treta, ndërsa aktualisht po deformon sistemin fiskal, pasi një pjesë e të ardhurave nga taksat shkojnë për pagesën e pensioneve që nuk mbulohen nga kontributet.

08:26
Tiranë/ 8 të arrestuar, ja çfarë kanë bërë

Bien në prangat e Policisë 8 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

08:17
Çfarë e bën Dubain, “Qytetin e Arit”?

Për më shumë se një shekull, tregtarët kanë udhëtuar në Souks të Dubait në kërkim të erëzave, perlave dhe arit. Me një tregti kaq të fortë, Dubai u bë i njohur si “Qyteti i Arit”.

08:15
Shefja e Thesarit: Amerika e para nuk e nënkupton Amerikën të vetme

Sekretarja amerikane e Thesarit Janet Yellen ka dhënë shenja për angazhim më aktiv në çështjet e ndryshimeve klimatike, të drejtave të njeriut dhe evazionit fiskal, teksa është zotuar për rivendosje të udhëheqësisë amerikane.

07:58
Raporti, ja kush janë qytetet me rritjen më të lartë të papunësisë në vitin 2020

Shkodra, Lezha dhe Vlora panë rritjen më të madhe të normës së papunësisë në vitin 2020, në raport me qarqet e tjera të vendit.

07:17
Parashikimi i motit, dita nis me diell por gjatë pasdites priten ndryshime të motit

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin mot të qëndrueshëm në të gjithë territorin. Gjatë pasdites vranësirat do të intensifikohen duke bërë që gjatë natës të nisin reshjet.

06:57
Shefi i policisë së Mineapolisit: Chauvin shkeli rregulloret dhe kodin e etikës

Derek Chauvin shkeli rregullat e departamentit të policisë në Mineapolis dhe kodin e etikës që mbikëqyr “shenjtërinë e jetës” me arrestimin e tij vdekjeprurës të George Floyd majin e vitit të kaluar, dëshmoi në gjykatë shefi i policisë së qytetit.

06:32
Demokratët në Senat propozojnë rritje të taksave mbi korporatat

Demokratë të fuqishëm në Komisionin e Senatit për Financat propozuan të hënën ndryshime madhore në ligjin e ish-Presidentit Trump për reforma në kodin fiskal, për të eliminuar ato që i cilësojnë si subvencione për korporatat që të zhvendosin një pjesë të aktivitetit në vende të tjera për të shmangur taksat.

06:16
Navalny dërgohet në seksionin e burgut me të sëmurë me tuberkuloz

Kritiku i burgosur i Kremlinit Alexey Navalny është zhvendosur në një mjedis për të sëmurët brenda burgut, pas ankesave për kollë dhe temperaturë, njoftoi të hënën gazeta Izvestia.

05:54
Probleme me kollën dhe frymëmarrjen? Zbuloni kurat natyrale

Edhe gjatë stinës së pranverës organizmi ynë vazhdon betejën me kollën, rrufën dhe problemet e rrugëve të frymëmarrjes. Kolla nuk duhet anashkaluar asnjëherë sepse jo vetëm që prish stilin e jetës, por shkakton dëme fizike dhe shëndetësore.

05:30
Perimet e duhura që ndihmojnë për mbrojtjen e fortë të kujtesës

Një sallatë në ditë garanton rininë e trurit, thonë ekspertët sipas të cilëve, truri i njerëzve që hanë barishte dhe perime, është 11 vjet më i ri se truri i atyre që nuk i konsumojnë ato. Kërkimet më të fundit shkencore janë përqendruar tek roli i perimeve në mbrojtjen e kujtesës dhe ruajtjen e aftësive mendore.

05:05
Ujë me kastravec dhe limon/ Efektet në pastrimin e organizmit

Një nga mënyrat më të mira e të shëndetshme për të nisur ditën është pirja e ujit me kastravec dhe limon. Pirja e ujit është padyshim zgjidhja e parë për të pastruar organizmin, por duke shtuar kastravecin dhe limonin do të ndiheni dhe do të dukeni më mirë.

03:13
27 vjet pas vdekjes Kurt Cobain i reziston kohës

Njëzeteshtatë vjet nga vdekja e Kurt Cobain nuk e kanë zvogëluar rëndësinë dhe popullaritetin e muzikës së tij, që përkujtohet në një libër të shkruar nga ish-menaxheri i tij, ku gjenden dëshmitë e para për “artistin e përjetshëm”.

02:57
​SHBA, të rinjtë janë ata që po “ushqejnë” infektimet

Me shtimin e vaksinimeve tek moshat e mëdha, tani në SHBA po vihet re një fenomen shqetësues lidhur me përhapjen e koronavirusit.

02:36
SHBA, Policia e Kapitolit kërkon nga Kongresi rritjen e sigurisë

Kryetari i unionit për oficerët e Policisë së Kapitolit të SHBA-së i bëri thirrje Kongresit të rrisë sigurinë përreth Capitol Hill mes sulmit të fundit që la një oficer të vdekur.

02:07
Greqi, hapen dyqanet me pakicë/ Qeveria vendosi që të lehtësojë masat kufizuese

Dyqanet me pakicë – përveç atyre në qendrat tregtare kanë hapur dyert në pjesën më të madhe të Greqisë pas disa muajsh të një mbylljeje të përgjithshme të vendit, megjithëse ka një rritje të vazhdueshme të infeksioneve me COVID-19.

01:45
SHBA, Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve: Të rinjtë po “ushqejnë” rritjen e numrit të të infektuarve me COVID-19

Në SHBA, drejtoresha e Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve Rochelle Walensky tha se të rinjtë janë ata që kryesojnë rastet e fundit me COVID-19, ndërsa shkalla në rritje e vaksinimit tek amerikanët më të mëdhenj në moshë, po parandalon rastet serioze të sëmundjes tek të moshuarit.

01:21
Video e ekzekutimit të Bardhok Pllanajt/ Breshëria e plumbave në makinën e “Kumbarit” të Shkodrës mbrëmjen e së dielës

Top Channel ka siguruar pamjet e momentit të ekzekutimit me breshëri plumbash të Bardhok Pllanajt mbrëmjen e së dielës në Shkodër. Nga pamjet e kamerave të sigurisë duket momenti kur Pllanaj përballet me të shtëna nga të gjitha anët.

00:59
Iran, shkon në mbi 63 mijë numri i të vdekurve nga Covid-19

Në Iran, 172 persona kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të kaluara si rezultat i koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa janë regjistruar 13.890 raste të reja.

00:44
Shkurt/ Arsenal kërkon informacione për Hakimin, Boca projekton dy blerje të bujshme

Arsenal kërkon informacione për Hakimin
Drejtuesit e Arsenalit kanë nisur punën për të gjetur menjëherë zëvendësuesin e Héctor Bellerín, i cili do të largohet nga “topçinjtë” në fund të sezonit. Klubi anglez ka piketuar Achraf Hakimin, i cili aktivizohet te Interi, si pasuesin e 26-vjeçarit.

00:22
Edhe Florenzi preket nga koronavirusi, humb transfertën ndaj Bayernit

Një tjetër futbollist italian rezulton pozitiv pas Leonardo Bonuccit e Marco Verrattit. Bëhet fjalë për mbrojtësin e Paris Saint Germain, Alessandro Florenzi, i cili është vendosur në izolim, ndërsa lajmin e ka dhënë vetë klubi francez nëpërmjet një komunikate zyrtare.

E hënë, 05 Prill 2021
23:58
Benitez: Prioriteti im mbetet Premier League, është kampionati më i kompletuar

Që pas largimit nga stoli i Dalian në Kinë, Rafael Benitez është i papunë.

23:40
Ibra një hap larg rinovimit, diskutohen bonuset dhe premiot

Pavarësisht thuajse 40 viteve mbi supe, Zlatan Ibrahimovic nuk ka ndërmend të tërhiqet dhe forma e mirë që po kalon te Milani, ka bërë që kuqezinjtë t’i ofrojnë rinovimin edhe për një tjetër sezon.

23:23
Neymar arrin akordin me PSG për rinovimin

Neymar Jr nuk ka ndërmend të largohet nga Paris Saint Germain.

23:03
Balla flet me bindje të plotë: LSI nuk merr asnjë mandat në Elbasan, qytetarët duhet të dinë të mos çojnë votë dëm

Taulant Balla, i cili renditet i 8-ti si kandidat për deputet në listën e PS në qarkun e Elbasanit ka deklaruar se LSI nuk do të marrë asnjë mandat në zgjedhjet e 25 prillit.

22:57
Balla zbulon: Unë në 2017 komunikoja me Edmond Spahon. Bushati: Prandaj i bëtë qofte…

Taulant Balla ka zbuluar se në vitin 2017 bënte vazhdimisht biseda me Edmond Spahon, ndërsa Andi Bushati ka ndërhyrë duke ironizuar “prandaj i bëtë qofte”.

22:55
Navalnyt vazhdon t’i përkeqësohet gjendja shëndetësore

Kritiku i Kremlinit, Aleksei Navalny është ankuar sërish nga dhoma e tij e burgut për përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

22:50
Debati për Robert Ndrenikën dhe Tinka Kurtin/ Balla-Bushatit: Më vjen neveri që akuzon njerëz në punë të vet

Taulant Balla ka debatuar me analistin Andi Bushati në emisionin “Open” për zgjedhjet e 25 Prillit, ku ka pasur diskutime të ashpra për përfshirjen e aktorëve në fushatën elektorale të PS.

22:44
Vrasësi i shpëtoi jetën/ Angelina Jolie e kishte paguar ta ekzekutonte

“Kur ishte e vogël, duhet t`i qëndronte larg syve të nënës së saj, e cila nuk e shikonte dot sepse i kujtonte të shoqin, Jon Voight, i cili e kishte lënë për një grua tjetër, dhe vajza i ngjante atij aq shumë”.

22:37
FOTO/ Najada Çomo heq dorë nga “e kuqja e ndezur”, ndryshimi drastik i pamjes së saj

Kandidatja për deputete e PS në Tiranë, Najada Çomo ka bërë ndryshim rrënjësor në pamjen e saj të jashtme.

22:29
BE për Vjosa Osmanin: Tani të shohim rezultatet, presim reforma

Pas entuziazmit, tani priten rezultatet; Bashkimi Europian e bëri të qartë se nga presidentja e re e Kosovës, Vjosa Osmani do të kërkohet të shihen rezultate në reforma dhe angazhim në dialogun me Serbinë.

22:24
SHBA, zyrtarët japin alarmin/ Të rinjtë janë ata që po “ushqejnë” infektimet!

Me shtimin e vaksinimeve tek moshat e mëdha, tani në SHBA po vihet re një fenomen shqetësues lidhur me përhapjen e koronavirusit.

22:07
Mbërrin sasia e parë e 22 mijë e 230 dozave të vaksinës Pfizer në Rinas, Rama: Do të lëvrohen deri më 20 prill

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se sapo ka mbërritur sasia e parë e 22 mijë e 230 dozave të vaksinës Pfizer në vendin tonë.

21:52
Debati në Open/ Balla-Bushatit: Akuzë e fortë të thuash që vidhen zgjedhjet, shko në prokurori!

Taulant Balla ka debatuar me analistin Andi Bushati në emisionin “Open” për zgjedhjet e 25 prillit.

21:52
Vjosa Osmani nesër pranon detyrën e presidentes, ja agjenda

Presidenca e Kosovës ka njoftuar se për shkak të situatës aktuale me pandeminë COVID-19, nuk do të organizohet një ceremoni e inaugurimit të Presidentes së Republikës së Kosovës.

21:35
“Shqipëria buzëqesh”/ Manastirliu: Sot u vaksinuan 13.826 qytetarë, në total mbi 200 mijë

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjete sociale bën me dije se janë kryer 13.826 vaksinime vetëm gjatë ditës së sotme.

21:29
Zgjedhjet e 25 prillit/ Balla: Fleta e votimit skanohet përmes një sistemi, partive të vogla i garantohet akses në verifikimin e votave

KQZ ka vendosur përfundimisht se cila do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit. Në fletë renditen me radhë të gjitha partitë politike dhe më pas numrat për kandidatët për deputetë që garojnë në secilin qark të vendit.

21:19
VIDEO/ U qëllua me breshëri plumbash pranë banesës, ja momenti i ekzekutimit të “kumbarit” Bardhok Planaj

Top Channel ka siguruar pamjet e momentit kur ekzekutohet me breshëri plumbash Bardhok Pllanaj në Shkodër.

21:05
Aksident pranë stadiumit “Air Albania”, policia jep detajet

Një aksident është shënuar rreth orës 19:25 në afërsi të stadiumit “Air Albania”.

21:00
Rama poston videon: Bulevardi i Korçës, vendi ku çdo ditë rilindin shtëpi të vjetra

Kryeministri Edi Rama e nisi këtë javë të fushatës elektorale me një seri takimesh në qytetin e Pogradecit, nga ku ndalesa e parë ishte një qendër shëndetësore ku vijon vaksinimi.

20:56
Detaje nga atentati në Shkodër/ U ekzekutua me 79 plumba, zbulohet përse Bardhok Pllanaj ishte në spital para se ta vrisnin. Çfarë tha dëshmitari

Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha ka siguruar detaje nga ekzekutimi i Bardhok Pllanaj, i cili u vra mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës.

20:40
Fiks Fare/ Masakër mjedisore në Himarë, firma merr pa leje rërë dhe inerte nga bregu detit

Fiks Fare denoncoi një tjetër masakër mjedisore, kësaj herë në një nga zonat më të bukura të Shqipërisë; plazhi i Livadhit në Himarë! Një firmë, e cila ka fituar një tender plot 5 milionë euro, ka marrë pa leje rërë dhe inerte nga bregu i detit. Gjurmët janë të dukshme, pasi bregu i detit ka ndryshuar rrënjësisht.

20:28
Soreca u bën thirrje partive politike: Përqendrohuni në programet dhe reformat që përmirësojnë jetën e shqiptarëve

Ambasadori i BE-së në vendin tonë, Luigi Soreca ka përsëritur thirrjen e kreut të KQZ-së për partitë politike në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

20:18
Dendias: Ndihmojmë dialogun/ Takohen ministrat e Jashtëm të Greqisë, Serbisë dhe Qipros, diskutojnë raportet me Kosovën

Vetem disa ore pas zgjedhjes se presidentes se re te Kosovës, Vjosa Osmani, ne kuadrin e një takimi me ministrat e Jashtëm te Qipros dhe Serbisë ne Beograd, kreu i diplomacisë greke, Nikos Dhendias ka deklaruar mes te tjerash se pjese e bisedimeve me homologun serb kane qene përveç zhvillimeve te tjera ne rajon, edhe marrëdhëniet e Serbisë me Kosovën.

20:16
Elbasan, Evis Kushi i bashkohet nismës së të rinjve të FRESSH për lyerjen e pemëve

Ditën e sotme në Elbasan, Evis Kushi bashkë me të rinj e të reja të FRESSH Elbasan dhe kandidaten tjetër për deputete Briseida Gjoza kanë ndërmarrë një nismë sensibilizuese për lyerjen e pemëve në Rajonin 5 të këtij qyteti.

20:12
Ftesë në 5/ ”Nuk je për këtë punë”, e ëma vë në siklet modelen: Më zbuloi sekretin!

Sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon ishte pjesë e programit përmes një lidhje Skype nga SHBA, modelja shqiptare Cindy Marina.

20:10
Balla: Drejtësi e fortë është mburoja dhe mbrojtja më e mirë e grave

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste në qarkun e Elbasanit, Taulant Balla ka zhvilluar një takim me gratë dhe vajzat në Rajonit 5 në Elbasan.

20:10
Johnson: Të hënën e ardhshme do shijoj vete birrën e parë!

Me njoftimet e bëra sot nga Kryeministri Boris Johnson, pikërisht një vit plotë pas ai vet u shtrua në spital nga Covidi, Britania kalon në fazën e dytë të daljes nga pandemia, pasi shifrat e vdekjeve dhe infektimeve dhe mbi të gjitha vaksinimi masiv i popullsisë e mundësojnë hapjen e vendit drejt një normaliteti të ri.

20:01
Zgjedhjet e 25 prillit/ Ja si do të jetë fleta e votimit në 12 qarqet e vendit, ndryshon tërësisht logoja e BD (Foto)

KQZ ka vendosur përfundimisht se cila do të jetë fleta e votimit për zgjedhjet e 25 prillit.

20:00
Veli rikthehet tek medalja europiane/ Peshëngritësja siguron: Rezultat i pastër, do të ketë edhe medalje të tjera

Evagjelia Veli mori medalje bronzi në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Moskë.

19:57
Shkencëtarja shqiptare në Gjermani/ Historia e suksesit e Elsa Qokut nga Elbasani

Për vitin 2020 Akademia e Kimisë në Gjermani, si doktoraturën më të mirë të vitit vlerësoi atë të shqiptares Elsa Qoku.

19:51
Programi i punësimit/ Qeveria zgjat afatin e skemave për subvencionimin e pagës minimale për ata që humbën punën

Qeveria vendosi të zgjase afatin e skemave për subvencionimin e pagës minimale për të gjithë individët që humbën punën gjatë periudhës mars-dhjetor 2020.

19:49
Basha: Hapim 110 mijë vende pune/ Zotimi për mandatin e parë qeverisës: Kjo falë zbatimit të programit ekonomik të PD

Lulzim Basha zotohet të hapë 110 mijë vende të reja pune, brenda mandatit të parë qeverisës nëse demokratët vijnë në pushtet.

19:45
Rikthehet Murati/ Çudit me veprimin e tij, ja kë zgjedh mes Sindit dhe Olës

Murati është kthyer sërish në programin Për’puthen duke treguar se e ka marrë malli për Sindin.

19:45
Gjyqi i Netanyahut, redaktori: Më thanë të heq të gjitha lajmet negative për kryeministrin

Dëshmitari i parë në gjyqin e korrupsionit të kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, tha sot se ishte urdhëruar ‘të zhdukte’ çdo lajm negativ për kryeministrin.

19:45
“Të votosh PD, si ti vesh taksë vetes”/ Rama në Korçë: Për pikën turistike të Nikolicës jemi në bisedime me EMAAR Group

Kryesocialisti Edi Rama e nisi ketë javë të fushatës elektorale me një seri takimesh në qytetin e Pogradecit, nga ku pa procesin e vaksinimit, rikualifikimin urban të gjithë zonës buzë liqenit, bashkëbisedoi me një grup të rinjsh që votojnë për herë të parë.

19:41
Si votohet pa fletë votimi/ Në njësinë 10 në Tiranë po eksperimentohet votimi elektronik

Për herë të parë në Shqipëri në datën 25 prill do të realizohet votimi elektronik. Ky projekt pilot do te shtrihet vetëm në njësinë numër 10 të Tiranës. Por si do të votojnë qytetarët e kësaj njësie?