Shkëndija largon Ernest Gjokën/ Skuadra shqiptare e Maqedonisë humbi ndeshjen në raundin e dytë të Conference League

30/07/2021 19:24

Pas eliminimit nga kupat e Europës dhe veçanërisht pas dy humbjeve me Rigan e Letonisë në Conferenca League, skuadra e Shkëndijës së Tetovës ka vendosur që të ndërpresë bashkëpunimin me trajnerin Ernest Gjoka dhe ndihmësin e tij Fatjon Tafaj, që të dy nga Tirana.

Nëpërmjet një njoftimi për mediat skuadra nga Tetova ka publikuar vendimin e marrë pas një takim me teknikun dhe një marrëveshje të dyanshme.

Synimi i presidencës së skuadrës së Shkëndijes është avancimi në kupat e Europës gjë që këtë herë nuk u arrit dhe për më tepër Shkëndija në katër ndeshje europiane, dy në Champions League dhe dy në Confereca League, nuk arriti të shënonte qoftë edhe një gol, ndërkohë që pësoi 9 të tillë.

Top Channel