Atletja i çudit të gjithë në Tokio 2020/ Përdorimi i prezervativit e ndihmon që të fitojë medaljen

31/07/2021 10:57

Australiania Jessica Fox gjeti një mënyrë shumë të çuditshme për të ndihmuar veten në një moment të vështirë.

Atletes 27-vjeçare iu desh të vinte në jetë planin B për të riparuar kanoen e saj në kohën kur garonte në finale e sllallomit K1.

Ishte vetë Fox që ndau në rrjete sociale një video pasi mbaroi gara ku tregoi se si e kishte përdorur prezervativin për të riparuar kajakun e saj.

Vë bast se nuk e dinit që prezervativët mund të përdoren dhe për këtë. Ata kanë shumë elasticitet dhe janë shumë të fortë,” ka shkruar australiania në postimin e saj.

Edhe pse mes vështirësive, ajo mori medaljen e bronztë duke mbyllur kështu Lojërat Olimpike me dy medalje, pasi më parë kishte fituar medaljen e artë kur garonte në C1 individualisht.

FOTO GALERI
1/7

Top Channel