Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu njofton se ditën e sotme janë kryer mbi 11 mijë vaksinime.

Kështu numri total i vaksinimeve në vendin tonë ka shkuar në 1,190,847.

“Mbi 11.000 vaksinime u kryen ditën e sotme, duke e çuar në 1,190,847 totalin e vaksinimeve deri tani.

Nga qendra në periferi, në çdo qendër shëndetësore dhe pikë vaksinimi të përqendruar, ekipet tona mjekësore janë çdo ditë në shërbim për të gjithë ata që duan të vaksinohen dhe të mbrohen nga #COVID19.

#VaksinimiShpëtonJetë

#ShqipëriaBuzëqesh”, njofton ministrja Manastirliu.

Top Channel